Stabilizimi i kursit të këmbimit, BSH do blejë e 450 milionë eurove në 2026
Banka e Shqipërisë parashikon të blejë 450 milionë euro në vitin 2026 për të ndikuar në kursin e këmbimit valutor. Institucioni këto masa synojnë stabilitet të kursit, mbrojtjen e rezervës valutore.
Banka e Shqipërisë parashikon të blejë 450 milionë euro në vitin 2026 për të ndikuar në kursin e këmbimit valutor. Në kalendarin e publikuar, pritet që vitin e ardhshëm të ketë rritje me rreth 100 milionë euro krahasuar me objektivin e këtij viti.
Qëllimi i këtyre ndërhyrjeve është përforcimi i rezervës valutore dhe stabilizimi i kursit të këmbimit në tregun e brendshëm.
Nga 26 ankandet e planifikuara, më shumë ndërhyrje pritet të kryhen gjatë muajve të verës, kur fluksi i turistëve rrit praninë e euros në tregun vendas. Muaji korrik shënon numrin më të lartë të ankandeve, me 5 ankande, ndërsa gjatë sezonit veror priten gjithsej 12 ndërhyrje.
Blerjet e planifikuara ndahen në dy lloje: 9 ankande FORWARD, ku euro blihen në një datë të ardhshme me kurs të përcaktuar paraprakisht, dhe 17 ankande SPOT, ku euro blihen sipas kursit të ditës së ankandit.
Sipas Bankës Qendrore, këto masa synojnë stabilitet të kursit, mbrojtjen e rezervës valutore dhe një mjedis financiar të qëndrueshëm, duke përgatitur tregun për sfidat dhe nevojat e vitit të ardhshëm.
PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve
Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)
- 20:41 Dita e 58-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 20:23 Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë
- 20:13 Maldini dhe Leonardo japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit
- 19:59 Pashinyan bisedë telefonike me Putin, kërkon zgjidhje lidhur me kufizimet ruse mbi eksportet armene
- 19:38 Mori një kopje të marrëveshjes së huasë me SHBA-në, Rama i reagon Shehajt: Dëshmoi se vesi del me shpirtin
- 19:21 Trump për kundërshtimin e Netanyahut ndaj shitjeve të avionëve F-35: Askush nuk më tregon se çfarë duhet të shesim