“Mundësia” protestë te Kuvendi, Shehaj kërkon të jetë në Këshillin e Mandateve

19 Dhjetor 2025 | 10:41

Partia Mundësia është duke zhvilluar një protestë jashtë kryesisë së Kuvendit ku pritet të nisë mbledhja e Këshillit të Mandateve për të vendosur për imunitetin e  zv.kryeministres Belinda Balluku me kërkesë të SPAK.

Nga ana e tij, deputetët e kësaj partie Agron Shehaj dhe Erald Kapri është futur brenda ambienteve të Kuvendit dhe ka kërkuar të jetë i pranishëm në mbledhje.

“Duan të mbajnë fshehur gjithçka dhe të nxjerrin vetëm çfarë duan ata. Ne do të ngulim këmbë sepse është e parashikuar nga rregullorja. Mbyllën edhe derën këtu. Kemi bërë kërkesë bashkë me deputetin Kapri për të marr pjesë. Por këta nuk duan t’ia dinë. Ky është skandal i vërtetë. Kanë marrë urdhër nga Rama që të mos na lejojnë të hymë. Ne i kemi dërguar një shkresë kryetarit të Kuvendit, Peleshi ku i kemi kërkuar që të jemi pjesëmarrës në mbledhje. Deri tani, ende nuk kemi marrë një përgjigje nga ana e tij dhe po mbahemi jashtë”, tha Shehaj në një lidhje live nga faqja e vet në Facebook.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Metani në Kuvend: Janë trajtuar 1,635 ankesa gjatë vitit 2025, sfidë mbeten vonesat në drejtësi

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, paraqiti këtë të martë në Komisionin për Çështjet Ligjore raportin vjetor të veprimtarisë së institucionit për vitin 2025,...
17:43 | 30/06/2026

Lirohen disa nga të arrestuarit në protestën para Kuvendit, mes tyre edhe Dritan Goxhaj

Janë liruar tre nga personat e shoqëruar nga Policia pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar sot përpara Kuvendit. Mes të liruarve janë Dritan...
17:13 | 30/06/2026

Qeveria miraton “bonusin e verës” për pensionistët, sa do të jetë shuma që do të përfitojnë

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, ka njoftuar se qeveria ka miratuar një bonus të ri për pensionistët, i cili do të quhet “bonusi...
17:07 | 30/06/2026