SPAK shtyn përsëri afatet hetimore për Arben Ahmetajn

19 Dhjetor 2025 | 14:32

Për të gjashtën herë, Prokuroria e Posaçme ka shtyrë afatet hetimore për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili po hetohet në lidhje me dosjen e inceneratorëve, për veprat penale korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Veprimet komplekse që po kryen prokuroria e posaçme kanë bërë të nevojshme shtyrjen e hetimeve deri më 22 mars 2026.

Sipas dispozitave ligjore, kjo është hera e fundit që SPAK mund të shtyjë hetimet ndërsa më pas do të vendosë për dërgimin ose jo për gjykim të çështjes.

Arben Ahmetaj u shpall në kërkim më 10 korrik 2023, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “fshehje pasurie”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U prangos dy ditë më parë në Durrës nga BKH-ja, SPAK jep detaje nga arrestimi i Adi Çobës

SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me arrestimin dy ditë më parë të Adi Çobës, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër...
17:39 | 03/07/2026

Pas protestave fshihet Kremlini, reagon Ambasada Ruse në Shqipëri

Ambasada e Federatës Ruse në Shqipëri ka reaguar ndaj deklaratave të Ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, si edhe kreut të Grupit Parlamentar...
17:39 | 03/07/2026

VIDEO/ Momentet kur policët me rroba plazhi arrestojnë në Drimadhë Granit Pepnikën e call center-ave

Këto janë pamjet kur kapet “bosi” i call center-ave Granit Pepnika në Drimadhë, gjatë një operacioni të Policisë së Vlorës, ku efektivët e veshur me...
17:06 | 03/07/2026