Grusht shteti në Paris? Video e rreme me AI i shkakton telashe Emmanuel Macron
Një video e krijuar me Inteligjencë Artificiale, që pretendonte në mënyrë të rreme se në Francë kishte ndodhur një grusht shteti dhe se ishte rrëzuar presidenti Emmanuel Macron, ka arritur mbi 12 milionë shikime në Facebook, duke shkaktuar shqetësim të gjerë ndërkombëtar.
Presidenti francez tregoi se mësoi për “rrëzimin” e tij përmes një mesazhi nga një homolog afrikan, i cili i shkruante i alarmuar dhe i kishte dërguar linkun e videos. Në pamje shfaqej një helikopter ushtarak, trupa të armatosura, turma njerëzish dhe një prezantuese lajmesh që deklaronte se kishte “raportime jozyrtare për një grusht shteti në Francë”.
Në realitet, asgjë nga këto nuk ishte e vërtetë. Videoja ishte prodhuar tërësisht me AI.
Pas zbulimit të përmbajtjes së rreme, Macron kërkoi ndërhyrjen e Pharos, portali zyrtar francez për raportimin e përmbajtjeve të paligjshme online, i cili kontaktoi kompaninë Meta. Megjithatë, kompania Meta refuzoi ta fshinte videon, duke argumentuar se ajo nuk shkelte rregullat e përdorimit të platformës.
I detyruar të ndërhyjë personalisht, Macron deklaroi se edhe presioni i drejtpërdrejtë nga ana e tij nuk dha rezultat: “Këta njerëz po tallen me ne. Nuk u intereson demokracia dhe po na vënë në rrezik,” tha presidenti francez.
Kush qëndron pas videos? Videoja u publikua fillimisht nga një llogari në Facebook me emrin “Islam”, e cila nuk ka përmbajtje fetare. Pas saj qëndron një adoleshent nga Burkina Faso, i cili fiton para duke ofruar kurse online për mënyra monetizimi të Inteligjencës Artificiale. Ai e hoqi videon më shumë se një javë pas publikimit, pas reagimeve politike dhe publike. Ekipi i verifikimit të fakteve të Euronews, “The Cube”, tentoi ta kontaktojë disa herë, por pa sukses.
Në disa prej videove të ngjashme shfaqet logoja e Radio France Internationale (RFI), ndërsa të tjera mbajnë watermark-un “Sora”, që tregon se janë krijuar me Sora 2, një teknologji e zhvilluar nga OpenAI. Sora 2 lejon krijimin e videove hiper-realiste deri në 10 sekonda nga përshkrime tekstuale. Që prej lançimit në tetor, kjo teknologji ka nxitur debate të forta, për shkak të përhapjes masive të videove të rreme, të cilat janë gjithnjë e më të vështira për t’u dalluar nga përmbajtjet reale. Ky rast ka ngritur alarmin për rrezikun që Inteligjenca Artificiale paraqet për demokracinë, sigurinë dhe besueshmërinë e informacionit në rrjetet sociale.

Eksperti i astronomisë: Asteroidi më i rrezikshëm që do t’i afrohet Tokës në vitin 2028
Polemikat me Trump, Meloni: Nuk jam antiamerikane, por as e gjunjëzuar
Rubio: Do rivendosim unitetin në Libi
- 10:29 Ndryshim në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, largohet si anëtare Marjana Koçekut, kush e zëvendëson
- 10:23 Kupa e Botës 2026, incidente në Hagë pas kualifikimit të Marokut ndaj Holandës
- 10:19 Dy punonjës të 313-ës humbin jetën për shkaqe shëndetësore, reagon Drejtoria e Burgjeve
- 10:18 Festë kombëtare në Paraguai pas eliminimit të Gjermanisë
- 10:10 Eksperti i astronomisë: Asteroidi më i rrezikshëm që do t’i afrohet Tokës në vitin 2028
- 10:06 Polemikat me Trump, Meloni: Nuk jam antiamerikane, por as e gjunjëzuar