Këshilli i Mandateve/ Deputetët e PD kërkojnë caktimin e një date për mbledhje

20 Dhjetor 2025 | 12:46

Deputetët demokratë që janë pjesë e Këshillit të Mandatave zhvilluan sot një konferencë në selinë e Partisë Demokratike.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij i kërkoi kryeparlamentarit Niko Peleshi që në fillim të javës që vjen të thërrasë mbledhjen e Këshillit të Mandatit për shqyrtimin e kërkesës dhe provave të Prokurorisë së Posaçme.

Bardhi theksoi se është hera e parë që shtyrja e mbledhjes është bërë pa caktuar një datë tjetër. Bardhi e cilësoi këtë vonesë si një tentativë për të blerë kohë, me qëllim intimidimin e dëshmitarëve.

“Të dashur bashkëqytetarë, së bashku me kolegët, anëtarë të Këshillit të Mandateve, duam përmes këtij komunikimi publik të dënojmë me forcë aktin e paprecedent që kryetari i kuvendit, me urdhër politik të Edi Ramës, bëri gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, gjatë shqyrtimit të kërkesës për t’i dhënë Prokurorisë së Posaçme autorizimin për të kërkuar në gjykatë arrestimin e zëvendëskryeministres, ministres së infrastrukturës dhe deputetes Belinda Balluku”.

Nga ana tjetër, deputeti Oerd Bylykbashi u shpreh se mazhoranca socialiste po zvarrit me qëllim këtë hetim për heqjen e imunitetit të të ministres Belinda Balluku.

Bylykbashi u ndal edhe te roli i Parlamentit, duke nënvizuar se ai duhet të kontrollojë vetëm nëse ka persekutim politik.

“Detyra e parlamentit në procedurën e shqyrtimit të kërkesës për heqjen e imunitetit të një deputeti apo një ministri, është fare e thjeshtë.

Nëse ka, pra duhet të kontrollojë dhe të verifikojë, të bëjë filtër për të kuptuar nëse ka persekutim politik ndaj deputetit apo ministrit që derivon nga vullneti i parlamentit. Nëse ka një, nëse ka një persekutim politik, sigurisht mbrohet me imunitet parlamenti”, u shpreh Bylykbashi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U kap në flagrancë me sasi droge, në pranga 35-vjeçari në Tiranë. Pamjet nga operacioni i arrestimit (VIDEO)

Një 35-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi 35-vjeçari u kap me drogë në fshatin Bërzhitë. Policia...
10:56 | 26/06/2026

GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn dhe me 35 vite burg Julian Meçajn,...
10:12 | 26/06/2026

Rikthehet MABCO në Aeroportin e Vlorës pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet rinisja e punimeve

Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë, përfaqësuesit e kompanisë MABCO, së bashku me nënkontraktorët e saj, pritet të rikthehen këtë të premte në...
09:07 | 26/06/2026