Australia nderon viktimat e sulmit në Bondi, Albanese urdhëron rishikimin e sigurisë

21 Dhjetor 2025 | 09:21

Australia të dielën do të nderojë viktimat e një sulmi me armë zjarri të ndodhur një javë më parë gjatë një feste bregdetare të Hanukkah-ut, ndërsa kryeministri njoftoi nisjen e një rishikimi e sigurisë së vendit.

Australia po shënon një ditë reflektimi për të nderuar 15 personat e vrarë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur në sulmin e kryer nga dy persona të armatosur në plazhin e Bondi të Sidneit. Me masa të rrepta sigurie dhe flamujt në gjysmë shtize në ndërtesat qeveritare, një minutë heshtjeje është planifikuar të mbahej në orën 18:47 sips orës lokale, momenti kur nisi sulmi.

Autoritetet u bënë thirrje australianëve të ndezin një qiri të dielën në mbrëmje, në fillim të ditës së tetë dhe të fundit të festës hebraike të dritave, “si një akt përkujtimi me familjen, miqtë ose të dashurit”, në nderim të viktimave të sulmit, i cili dyshohet se u krye nga një baba dhe djali i tij.

Një aktivitet përkujtimor në mbrëmje në plazhin Bondi do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie policore, përfshirë oficerë të armatosur, njoftoi policia në një deklaratë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja suedeze merr foshnjen me vete në mbledhjen e qeverisë

Ministrja suedeze e Klimës dhe Mjedisit, Romina Pourmokhtari, është kthyer në qendër të vëmendjes pasi mori pjesë në një takim zyrtar duke mbajtur në krah...
14:45 | 26/06/2026

Rusia dhe Ukraina vijojnë shkëmbimin e të burgosurve, lirohen 320 persona

Rusia dhe Ukraina kryen të premten një shkëmbim tjetër të të burgosurve, ku secila palë ktheu 160 të burgosur lufte, thanë zyrtarë nga të dyja...
14:45 | 26/06/2026

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 ballë godet Filipinet, panik në Mindanao

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.5 ballë të Rihterit goditi ishullin jugor të Filipineve, Mindanao, të premten. Tërmeti goditi pranë Sarangani, Davao Occidental, në...
14:34 | 26/06/2026