Gazetari Hoxha detaje nga protesta: PD pritet të jetë agresive, ja sa mund të zgjasë

22 Dhjetor 2025 | 18:09

Ka filluar grumbullimi përpara selisë së PD-së nga militantët të cilët janë në pritje të daljes së kreut të PD-së Sali Berisha,, bashkë me lidershipin e tij nga ku do i drejtohen Bulevardit Dëshmorët e Kombit.

Gazetari Ardit Hoxha shpjegon se podiumi është ngritur ku do të flasin 6 folës të ndryshëm dhe pritet të jetë një protest agresive.

“Bashkë më Berishën, protestuesve do iu bashkohen militantë por dhe studentë të ardhur nga jashtë. Aktualisht, Berisha në seli po zhvillon mbledhje me kryesinë e PD-së me 4 nënkryetarët dhe Sekretarine Përgjishëm.

Afati zyrtar është ora 18: 00 por siç ndodh zakonisht ky orar tejkalon me disa minuta. Organizimi i PD ka të bëjë me një orar ende të pacaktuar, praprotesta mund të zgjasë më tëper se zakonisht.

Nuk kanë munguar as sinjale brenda PD-së se protesta mund të jetë edhe agresive, por duhet të ndiqet pasi mund të ndikohet edhe nga reagimet e Policisë së Shtetit. Këta të fundit përbëhen nga një numër i madh efektivësh për të vënë sigurinë në nivelin më të lartë”, tha gazetari Hoxha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U kap në flagrancë me sasi droge, në pranga 35-vjeçari në Tiranë. Pamjet nga operacioni i arrestimit (VIDEO)

Një 35-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi 35-vjeçari u kap me drogë në fshatin Bërzhitë. Policia...
10:56 | 26/06/2026

GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn dhe me 35 vite burg Julian Meçajn,...
10:12 | 26/06/2026

Rikthehet MABCO në Aeroportin e Vlorës pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet rinisja e punimeve

Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë, përfaqësuesit e kompanisë MABCO, së bashku me nënkontraktorët e saj, pritet të rikthehen këtë të premte në...
09:07 | 26/06/2026