“Kurum international” investon 150 milionë euro për prodhim çeliku të gjelbër
Kurum Albania dhe kompania italiane Danieli Group kanë nënshkruar kontratën e investimit për ndërtimin e fabrikës së parë MIDA Steel në Europë, në Elbasan. Me investimin e 150 milionë eurove, fabrika pritet të prodhojë 1 mln tonë çelik në vit.
Kurum International Albania dhe Danieli Group nënshkruajnë zyrtarisht kontratën e re të investimit për ndërtimin e një impianti të ri për prodhimin e çelikut në Zonën Industriale të Metalurgjikut në Elbasan. Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në prani të përfaqësuesve të institucioneve qendrore dhe vendore, partnerëve strategjikë dhe të ftuarve, në Tirane. Fabrika e re do të ndërtohet mbi teknologjinë MIDA Steel Concept të kompanisë Danieli, një nga liderët botërorë në inxhinierinë dhe teknologjinë e industrisë së çelikut, ndërsa investimi përfaqëson një projekt industrial strategjik për Shqipërinë
Drejtori i Financës i Kurum International, Z. Arif Shkalla u shpreh se: “Kjo ditë është shumë e rëndësishme për ne pasi kemi arritur të firmosim një partneritet strategjik, një kontratë e rëndësishme për ne, për ndërtimin e një fabrike totalisht të re për prodhimin e çelikut në qytetin e Elbasanit me një vlerë investimi prej 150 milionë euro. Për herë të parë në Europë futet koncepti MIDA në këtë industri e cila bazohet në çelik të gjelbër e cila do te sjellë një zhvillim të qëndrueshëm me rëndësi të veçantë për ambientin i cili ka emetim zero të karbonit në atmosferë.
Ndërkohë, përfaqësuesi i Danieli Group, z. Federico Rocchetti, vuri theksin në faktin që impianti që Kurum ka përzgjedhur, implementohet për herë të parë në Europë.
“Ky koncept i ri në prodhimin e çelikut për ndërtim ul ndjeshëm konsumin e energjisë, minimizon emetimet e karbonit, duke plotësuar kushtet dhe garantuar parametrat mjedisore perfekt për certifikimin si çelik i gjelbër, për të garantuar një rritje të qëndrueshme ekonomike të rajonit të Elbasanit, duke rijetësuar industrinë shqiptare. Falënderojmë KURUM për besimin që na kanë dhënë. Jemi të lumtur që jemi partnerë në këtë investim teknologjik i cili do të ndryshojë mendësinë e operimit të prodhuesve jo vetëm në Shqipëri por dhe në Europë e më gjerë”, u shpreh ai.
Kryetari Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, në fjalën e tij përshëndetëse, tha se është i lumtur që në Elbasan hapet fabrika me çelik të gjelbër, e para në Europë për teknologjinë e përdorur.
“Më bëhet qejfi që sot flasim për një çelik të gjelbër – green steel dhe për një fabrikë e para ne Europë për nga teknologjia e përdorur. Kemi parë fabrika në SHBA apo kontinente të tjera por në Europë nuk ishin implementuar akoma. Më bëhet qejfi, që edhe në kuadër të projektit për të ulur emetimet e karbonit në Elbasan, të kemi këtë industri të re e cila është domethënëse për bashkinë Elbasan dhe industrinë e çelikut. Dilemën që ne kemi pasur gjithmonë, qytet industrial apo qytet turistik, tashmë e kemi zgjidhur duke pasur një industri të gjelbër dhe një turizëm të qëndrueshëm në Elbasan. Në fakt kjo është ajo që po punojmë dhe kjo është ajo që kemi pritur apo presim nga bizneset tona. Unë kam një falënderim për KURUM sepse pavarësisht që fabrika ka qenë e mbyllur, kompania po paguan punonjësit e saj sipas një marrëveshje të arritur më herët mes kompanisë dhe Bashkisë Elbasan”, tha Llatja.
Për këtë projekt totali i investimit është rreth 150 milionë euro, duke arritur kapacitetin e prodhimin vjetor në afër një milion ton hekur ndërtimi dhe produktet e tjera të çelikut. Kohëzgjatja e projektit është 24 muaj dhe me vënien në punë të kësaj fabrike të re, do të rikthehen eksportet e çelikut shqiptar në rajon, duke synuar tregjet europiane së bashku me udhëtimin e Shqipërisë drejt pranimit në Bashkimin Europian. Investimi pritet të kontribuojë ndjeshëm në modernizimin industrial dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
80 ampula fentanil të vjedhura nga spitali në Romë, nis hetimi për trafikim
Zjarri përfshin një fabrikë nafte në Greqi, dëmtohen biznese dhe banesa
Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje
- 16:38 SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë. Trump: Amerika, gjithmonë e para!
- 16:29 80 ampula fentanil të vjedhura nga spitali në Romë, nis hetimi për trafikim
- 16:21 Kremlini: Po krijojmë një “zonë tampon” përgjatë kufirit me Ukrainën
- 16:17 Pas 22 vitesh, Turqia pret samitin e NATO-s, mbledh 32 vende anëtare për të menaxhuar krizat globale
- 16:13 Shpërthen kolera në perëndim të Sudanit, 30 persona humbin jetën, 800 të tjerë të infektuar
- 16:10 Kina synon të eksportojë robotë për zbulimin dhe mbrojtjen e kabllove nënujore