Trump: SHBA do ta mbajë ose do ta shesë naftën e sekuestruar nga Venezuela
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se SHBA-të do ta mbajnë ose shesin naftën bruto të cisternave që ka sekuestruar pranë brigjeve të Venezuelës, si dhe vetë anijet.
Komentet e presidentit amerikan erdhën ndërsa Uashingtoni vazhdon të ushtrojë presion mbi udhëheqësin e Venezuelës, Nicolas Maduro që të japë dorëheqjen.
“Ne do ta mbajmë atë. Ndoshta do ta shesim, ndoshta do ta mbajmë. Ndoshta do ta përdorim në Rezervat Strategjike. Po i mbajmë edhe anijet,” tha ai.
Administrata Trump ka akuzuar Venezuelën se përdor të ardhurat nga nafta për të financuar krimet e lidhura me drogën, ndërsa Karakasi i ka dënuar konfiskimet si “pirateri”. Ushtria amerikane ka sekuestruar dy cisterna nafte këtë muaj , përfshirë një të shtunën.
Roja Bregdetare e SHBA-së vazhdoi të ndiqte një cisternë të tretë nafte, të cilën autoritetet e përshkruan si pjesë të një “flote të errët” venezueliane të përdorur për të shmangur sanksionet e SHBA-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrëzohet një avion në Francë, humbin jetën 11 persona
Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë
SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, Trump: Teherani nuk do ekzistojë më
- 14:45 Rrëzohet një avion në Francë, humbin jetën 11 persona
- 13:59 “The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: E trajton Shqipërinë si Sulltanatin e tij
- 13:32 Shifrat e pabesueshme të Messit
- 13:05 9 ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026
- 13:02 Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë
- 12:37 Vidovdani/ Policia e Kosovës, kontrolle të rrepta serbëve në hyrje të Gazimestanit (VIDEO)