Ish-presidenti brazilian do të dalë nga burgu, do t’i nënshtrohet një operacioni
Gjykata Supreme e Brazilit miratoi të martën kërkesën e ish-presidentit, Jair Bolsonaro për t’u liruar nga burgu që t’iu nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale ditën e Krishtlindjeve.
Kërkesa u miratua pasi policia federale hetoi rastin dhe e konsideroi ndërhyrjen kirurgjikale “të justifikuar”. Ai do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për hernie inguinale.
Bolsonaro, 70 vjeç, ka vuajtur dënimin e tij në njësinë e policisë federale në Brasilia që nga fundi i nëntorit. Ai ka qenë në gjendje të dobët shëndetësore që nga një sulm me thikë në vitin 2018 gjatë fushatës së tij zgjedhore.
Nuk është e qartë se sa kohë do të qëndrojë në spital. Në prill, Bolsonaro iu nënshtrua një tjetër ndërhyrjeje të rëndë kirurgjikale në klinikën DF Star, ku dhjetëra mbështetës të tij u mblodhën jashtë spitalit.
Gjykatësi gjithashtu lejoi që gruaja e tij, Michelle Bolsonaro, ta shoqëronte gjatë gjithë kohës së shtrimit në spital.
LEXONI GJITHASHTU:
Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell