Flamurtari bojkoton ndeshjen me Vllazninë në shenjë proteste
Drejtues të Flamurtarit dhe zyrtar të klubit do të bojkotojnë në shenjë proteste, ndeshjen Vllaznia-Flamurtari, që luhet nesër ora 16:30 në “Loro Boriçi”, pas ngjarjeve për dënimin e fushës vlonjate me 8 ndeshje pa tifozë.
Presidenti Sinani Idrizi dhe drejtues të tjerë të klubit nuk do të jenë të pranishëm në ndeshje. Në shenjë proteste nuk do të udhëtojnë as tifozët.
“Në shenjë reagimi ndaj vendimit të Disiplinës në FSHF, asnjë zyrtar i Flamurtarit nuk do të udhëtojë drejt Shkodrës. Nuk ishte një vendim aspak i drejtë që për një incident të dënohet një qytet i tërë.
Flamurtari nuk do të bojkotojë kampionatin por ne si zyrtar do të bojkotojmë çdo aktivitet të FSHF. I vetmi që do të udhëtojë me skuadrën është sekretari i klubit, Alfred Ferko”, është shprehur Idrizi.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona