Tre persona kapen me mina me telekomandë në Durrës, do i shisnin nga 3 mijë euro

3 Qershor 2021 | 09:28

Tre persona janë arrestuar në flagrancë nga Policia në Durrës pasi u kapën me mina me telekomandë.

Operacioni erdhi pasi Specialistët për Hetimin e Krimit në bashkëpunim me Sektorin e Trafiqeve të Paligjshme dhe te Krimeve Kundër Personit kishin siguruar informacion se disa persona me tendencë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së minave me telekomande po tentonin të shisnin disa mina me telekomandë.

Arrestimi i Ilir Alliu, 47 vjeç, Bledar Çakalli, 31 vjeç dhe Edmond Bardhi, 37 vjeç, të tre lindur në Dibër dhe banues në Sukth, Durrës, u bë në vendin e quajtur “Muzeu”, në lagjen nr. 9 në Durrës.

Ata u kapën duke udhëtuar me një automjet tip “Volvo” me drejtues Ilir Alliu,  dhe pasagjerë shtetasit Bledar Çakalli dhe Edmond Bardhi. Gjatë kontrollit, forcat e policisë gjetën tri mina të montuara dhe të lidhura me telefon.

Nga hetimet paraprake rezulton se këta persona do t’i shisnin minat me telekomandë në qytetin e Durrësit, kundrejt shumës 2500-3000 euro copa.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026