Gjykata e Lartë nis procedurat për plotësimin e tre vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese

3 Qershor 2021 | 09:42

Gjykata e Lartë njoftoi ditën e sotme për nisjen e procedurave për emërimin e tre gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese, të cilët do ta plotësojnë përfundimisht shkallën më të lartë të drejtësisë në vend.

Përmes një njoftimi të zëvendëskryetarit Sokol Sadushi, Gjykata e Lartë garantoi se do ta bëjë publike në web-faqen e saj listën e kandidatëve që do të paraqiten për t’u dhënë mundësi institucioneve dhe shoqërisë civile që të paraqesin pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) opinionet për ta.

Sipas ligjit, nëntë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese zgjidhen tre e nga tre prej Presidentit, Kuvendit dhe Gjykatës së Lartë.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese i njofton Kryetarit të Gjykatës së Lartë vendet vakante dhe ky i fundit më pas hap procedurën për aplikime.

Aktualisht Presidenti dhe Kuvendi i kanë emëruar gjashtë kandidatët e dalë nga procedura e konkurrimit të bërë prej KED-së.

Vendet vakante janë ai i Vitore Tushës, e cila ka mbetur në detyrë pavarësisht se mandati i ka përfunduar që prej vitit 2017. Dy vendet e tjera janë ato të Gani Dizdarit dhe Fatmir Hoxhës, të cilët u shkarkuan nga detyra në vitet 2018 dhe 2019.

Vlen të theksohet se mandati 9-të vjeçar i kandidatëve që do të emërohen do të jetë i vlefshëm për periudha të ndryshme në varësi të mandateve të gjyqtarëve të mëparshëm:

  • Ai/ajo që do të zërë vendin e Vitore Tushës, do e ketë mandatin deri në mars 2025;
  • Ai/ajo që do të zërë vendin e Fatmir Hoxhës, do e ketë mandatin deri në qershor 2028;
  • Ai/ajo që do të zërë vendin e Gani Dizdarit, do e ketë mandatin deri në mars 2030;

Kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese duhet të kenë përvojë pune jo më pak se 15 vite si gjyqtar, prokuror, avokat, apo pedagog, të mos kenë ushtruar pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit, të mos kenë pasur procedime penale apo dënime me burg, të mos jenë shkarkuar nga detyra dhe të kenë kaluar me sukses vetingun.

Gjykata e Lartë pati nisur edhe më parë procesin e emërimit për vakancat në fjalë – janar 2017, nëntor 2018 dhe prill 2019 – mirëpo thirrjet nuk rezultuan të suksesshme pasi “nuk u paraqit numri i mjaftueshëm i kandidatëve”.

Gjykata e Lartë nis procedurat për plotësimin e tre vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese

Anëtarët aktual me mandat të ligjshëm të Gjykatës Kushtetuese janë:

        1. Elsa Toska – emëruar në nëntor 2019 nga Kuvendi;
        2. Marsida Xhaferllari – emëruar në nëntor 2019 nga Presidenti;
        3. Fiona Papajorgji – emëruar në nëntor 2019 nga Kuvendi;
        4. Altin Binaj – emëruar në dhjetor 2020 nga Kuvendi;
        5. Përparim Kalo – emëruar në dhjetor 2020 nga Presidenti;
        6. Sonila Bejtja – emëruar në dhjetor 2020 nga Presidenti;
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026