Aksident në aksin Mitrovicë-Leposaviç, plagosen 5 persona! Mes tyre 2 policë
Pesë persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti të regjistruar këtë të mërkurë në aksin Mitrovicë-Leposaviç. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy makina ndër të cilat njëra prej tyre është mjet i policisë.
Mes të lënduarve janë 2 policë dhe 3 qytetarë. Policia ka nisur hetimet lidhur me zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes. Të plagosurit ndodhen në spital ku kanë marrë ndihmë mjekësore.
“Me datë 24.12.2025, rreth orës 09:23, Policia e Kosovës është informuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë-Leposaviç, përkatësisht në fshatin Rudar. Fillimisht, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Jug, për arsye se thirrja telefonike kishte kaluar në drejtorinë e tyre.
Të njëjtit i janë përgjigjur thirrjes, ku në atë lokacion kanë dalë gjithashtu njësitë e zjarrfikësve si dhe stafi mjekësor emergjent nga qyteti i Mitrovicës së Jugut. Më pas, për shkak se kjo zonë i përket zonës së përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri, në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësiti Rajonal i Trafikut Rrugor Mitrovicë Veri, stafi mjekësor dhe zjarrfikësit nga zona e përgjegjësisë së Mitrovicës së Veriut.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një automjet civil me targa vendore dhe një automjet zyrtar i Policisë së Kosovës. Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar pesë (5) persona, tre (3) nga automjeti civil dhe dy (2) zyrtarë policorë, të cilët janë duke pranuar trajtim mjekësor.
Rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Lidhur me këtë rast është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës. Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes së automjeteve dhe të respektojnë rregullat e trafikut”, njofton policia.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë