Festat e fundvitit/ Tregtarët në Elbasan rrisin çmimet e produkteve të shportës
Çmimet e produkteve të shportës kanë pësuar rritje, veçanërisht në prag të festave të fundvitit. Çmimet janë rritur nga 20 deri në 40 lekë për kilogram, ndërkohë ata që i vuajnë më tepër janë qytetarët, të cilët shprehen se vështirësitë për t’i përballuar këto çmime janë të mëdha dhe se tryeza e tyre, si pasojë, do të ketë më pak këtë fundvit.
Njq qytetar shprehet se problem mbetet edhe shpenzimi për ilaçe.
“I përballon Sala dhe Edi, jo ne. I përballojnë ata të dy që kanë blerë gjysmën e Shqipërisë. Çdo tryezë do të jetë bosh. Po ilaçet, me çfarë merren ilaçet? Gjithë jetën duke rrejë popullin.”
Një tjetër zotëri ndan po të njëjtin mendim.
“Për pensionistët është katastrofë e madhe. Këtu çdo gjë ngrihet në fundvit, jashtë shtetit ulet.”
“Shumë dobët mund të jenë. Pse ndodh kjo? Se çmimet ngrihen ditë pas dite, mor bir. Rroga nuk ka, punë njerëzit nuk kanë. Sa e vështirë është për pensionistët… çfarë të bëjnë më përpara ata të shkretët me 100 mijë lekë, shumica aq marrin”, tha qytetari.
“Pa emigrantë, tryezat këtu janë shumë të varfra. Në fund të vitit, atje ku jetoj unë se nuk po e bëj publike ku, ka shumë oferta. Ka hapësirë si për të pasurit, si për të varfrit, kurse këtu janë të gjitha shtresat njësoj. Si ai që ka, si ai që s’ka, njësoj do t’i marrin. Shumë, shumë shtrenjtë”, shprehet zonja.
Pensionistët janë ata që e vuajnë më shumë koston e blerjes së produkteve ushqimore. Ata mundohen ta zgjidhin problemin duke blerë gjërat më të domosdoshme.
“Stratosferë. Se di pse ndodh. Ne i përballojmë jo me pensionin, por me ndihmën e fëmijëve.”
“Morëm 250 mijë lekë, ama prapë… rron robi me 250 mijë lekë?”
“Çfarë i përballon, moj gocë, asgjë fare. Çfarë është pensioni ynë? Ne shqiptarët e kemi zakon: festë do bëjmë, por nuk del.”
Tregtarët pas kamerave shprehen se ka ndryshime të vogla të çmimeve sidomos në produktet e importit. Por shqetësimi i tyre kryesor është fakti që shitjet kanë rënë ndjeshëm nëse i krahasojmë me një vit më parë.
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.