Administratori i OSHEE: Nuk do ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike

24 Dhjetor 2025 | 19:35

Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Enea Karakaçi tha në një intervistë për Euronews Albania se për vitin 2026 nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Karakaçi listoi një numër investimesh në sistemin energjetik në të gjithë vendin, përfshirë projektin për nënstacionin e ri të qendrës në Tiranë i cili do të jetë nëntokësor.

“Në shkurt të 2025 ministri qeveria mori vendim për të ulur çmimin e energjisë elektrike me 10 për qind, ne alokuam në ERE, nuk ka asnjë shans që në 2026 të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike. Pavarësisht uljes së çmimit ne ja kemi dalë, sepse kemi rritur eficencën brenda kompanisë në mënyrë që të mos na impaktojë kjo ulje çmimi…

Kemi përfunduar garën për nënstacionin e ri të qendrës në Tiranë, pranë Teatrit të Operës dhe Baletit, është projektuar ndërtimi i një nënstacion i të ri, ndër të vetmit në Evropë që është nëntokësor. Është një vepër shumë e rëndësishme teknike, kompanitë që kanë aplikuar janë të gjitha ndërkombëtare. Me këtë projekt futemi në ciklin e dhënies së një siguri absolute qytetit me të gjitha ndërtesat që po zhvillon qyteti”, tha administratori i OSHEE.

Karakaçi theksoi se lajmi për përjashtimin e Shqipërisë nga Ministeriali i Energjisë së BE është i pavërtetë.

“Lajm krejtësisht i çuditshëm, i pavërtetë dhe dashakeqas, pasi në fakt nuk ka asnjë përjashtim të Shqipërisë nga asnjë nga organet e Bashkimit Evropian”, theksoi Karakaçi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë

Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4%, renditet ndër vendet me tregun më të vështirë të punës në Europë. Ky nivel e vendos vendin mbi...
17:40 | 24/07/2026

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla

Qeveria ka miratuar skemën e re të garancisë sovrane, me një fond prej 5 miliardë lekësh, për të mbështetur fermerët dhe ndërmarrjet mikro, të vogla...
17:09 | 22/07/2026