SHBA zbulon mbi 1 milion dokumente të reja për rastin Epstein

24 Dhjetor 2025 | 20:44

Autoritetet amerikane kanë zbuluar më shumë se një milion dokumente shtesë që mund të lidhen me çështjen e Jeffrey Epstein dhe pritet që ato të publikohen në ditët dhe javët në vijim.

Zyrtarë të Prokurorisë së SHBA-së për Distriktin Jugor të Nju Jorkut dhe FBI-ja kanë njoftuar Departamentin e Drejtësisë (DoJ) për zbulimin, duke ia dorëzuar materialet avokatëve për shqyrtim.

Departamenti i Drejtësisë bëri të ditur se ekipet ligjore po punojnë pa ndërprerje për të realizuar redaktimet e nevojshme ligjore, me qëllim mbrojtjen e identitetit të viktimave, përpara publikimit të dokumenteve. Sipas DoJ, për shkak të vëllimit të madh të materialeve, procesi mund të zgjasë edhe disa javë.

Zbulimi vjen vetëm pak ditë pasi Departamenti i Drejtësisë publikoi mijëra dokumente të tjera lidhur me hetimet ndaj Epstein, disa prej tyre të redaktuara ndjeshëm. Publikimi i dosjeve u bë pas miratimit nga Kongresi të Aktit të Transparencës së Dosjeve Epstein, i nënshkruar në ligj nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili kërkon transparencë të plotë duke garantuar njëkohësisht mbrojtjen e viktimave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëzohet një avion në Francë, humbin jetën 11 persona

Njëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni në qytetin Tomblaine, në verilindje të Francës. Sipas prefekturës lokale, avioni i përkiste...
14:45 | 28/06/2026

Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë

Rusia pretendoi të dielën se forcat e saj kanë pushtuar dy vendbanime në Ukrainën juglindore dhe kanë shkatërruar dy avionë luftarakë ukrainas MiG-29 gjatë 24...
13:02 | 28/06/2026

SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, Trump: Teherani nuk do ekzistojë më

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ndaj Iranit, pas sulmit me dron që Republika Islamike kreu ndaj një anijeje me flamur panamez në...
12:19 | 28/06/2026