Ish-ushtarakja amerikane nuk harron Kosovën, bën donacion për Universitetin e Prishtinës
Një ish-ushtarake amerikane ka bërë një donacion prej 5 mijë dollarë për Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Elaine Berkowitz, ka bërë këtë dhuratë për Departamentin e Stomatologjisë̈ në Fakultetin e Mjekësisë.
Rektori i Universitetit, Naser Sahiti derisa falënderoi Elaine Berkowitz për këtë donacione tha se këto mjete do përmirësojnë kushtet për studentët e stomatologjisë.
Ndërsa profesori i katedrës së Stomatologjisë në UP, Agim Islami falënderoi Berkowtiz për këtë donacion dhe kujtoi kohën kur ish-ushtarakja kishte kontribuar në Kosovë.
Përfaqësuesja e Elaine Berkowitz, Teuta Bicaj tha se këto mjete ajo i ka dedikuar për studentë të kësaj dege me qëllim të përmirësimit të kushteve për studim në këtë degë.

Elaine Berkowitz, sot 77 vjeçe, shkoi përtej detyrës së saj si ushtarake gjatë shërbimit në Kosovë. Ajo dha leksione për stomatologji si dhe ndihmoi studentët që synonin të bëheshin dentistë dhe fizikantë.
Në një libër të botuar prej saj, shprehet se në Kosovë është ndjekë krenare që ka ndihmuar njerëzit gjatë kohës së lirë.
“Bëra gjithçka munda sepse ata kishin nevojë për ekspertizën amerikane. Do të shërbeja sërish nëse më thërrasin”, shprehet znj. Berkowitz.
Ish-ushtarakja shërbeu gjatë qëndrimit në Kosovë në bazën Bondsteel, bazën e ushtrisë amerikane nën komandën e KFOR në Kosovë, afër Ferizajt.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet