Ekspozita me piktura dhe skulptura mbledh dhjetëra artistë në Berat

25 Dhjetor 2025 | 17:58

35 artistë shqiptarë morën pjesë në ekspozitën me titull ‘Lear’ ku shpalosën punimet e tyre në pikturë, skulpturë, por nuk munguan punimet në bronx.

Ekspozita e fundvitit shpaloset si një ngjarje artistike si dhe si një pikë e takimit të artit pamor bashkëkohor. Në këtë ekspozitë janë bashkuar 35 artistë nga qytete,breza dhe formime të ndryshme, duke ndërtuar një mozaik të pasur shprehjesh vizuale, teknikash dhe qasjesh estetike.

Artistët pjesëmarrës në këtë ekspozitë janë pjesë e një gjenerate me kontribute në artet pamore shqiptare,ku në mes tyre kishte emra të afirmuar por edhe të rinj,të cilët me talent e punë po ndërtojnë profile në hapësirën artistike.

“Berati është një qytet me histori, me kulturë. I ka të gjitha ato që i duhen një piktori”, tha zotëria.

Një tjetër artiste shprehet: “Unë jam piktore. Kisha dëshirë të vij. Doja të lidhesha me magjinë e artit të Beratit”.

Drejtuesi i Galerisë së Arteve theksoi se koncepti i kësaj ekspozite është që të krijojë një hapësirë të përbashkët, ku të ballafaqohen eksperiencat dhe përvojat krijuese të artistëve të ndryshëm.

“Ne mendojmë që vizita e ekspozitës, do ndërtojë një përvojë të përbashkët artistike që nuk do jetë vetëm një eksperincë estetike individuale por do forcojë lidhjet me njërit-tjetrin”, tha Arben Jaupaj, Drejtori i Galerisë së Arteve “Eduart Lear”.

Kjo ekspozitë e mirëpritur nga artëdashësit beratas do të qëndrojë e hapur deri në datën 14 janar 2026,duke funksionuar gjatë kësaj periudhe si një hapësirë komunikimi me publikun artdashës si dhe turistët që nuk mungojnë në asnjë stinë në qytetin e Beratit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026