Artur Metani raporton në Kuvend: Mbi 3 mijë dosje për t’u shqyrtuar në ILD
Në seancën e sotme të Kuvendit, në rendin e ditës janë raportimet e 6 drejtuesve të institucioneve të pavarura dhe shqyrtimi i dy projektligjeve për përdorimin e mjeteve piroteknike.
Fjalën i pari e ka mbajtur kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, i cili në raportimin e tij të parë në Kuvend, prezantoi raportin vjetor të 2020.
Metani tha se numri i dosjeve të përcjella pranë institucionit që ai drejton i kalon 3 mijë.
“Sa për statistikë numri i dosjeve të përcjella në ILD nga institucionit si Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Prokurori i Përgjithshëm dhe ministria e Drejtësisë, por edhe vetë nga ankesat të ardhurat nga vetë institucioni deri në dhjetor 2020 e kalon shofrën 3 mijë”, deklaroi ai.
Deri tani sipas tij, janë dhëne 8 vendime për hetime disiplinore, mes të cilëve 2 janë për prokurorë dhe 6 për gjyqtarë.
“Në 11 muaj punë në vitin 2020 është bërë një punë voluminoze, duke pasur parasysh se çdo kërkesë që mbërrin në institucion, kalon në disa etapa me afate kohore punë që janë shqyrtimi, verifikimi, hetimi dhe procedimi disiplinor. Gjatë vitit 2020 ILD ka miratuar 8 vendime për fillimin e hetimeve disiplinore, 2 prokurorë, 6 gjyqtarë”, u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Kryeprokurori Çela i kërkon Artur Metanit inspektime në shtatë prokurori
Vakancat në ILD, Artur Metani letër ministres Gjonaj për kriteret e përzgjedhjes së inspektorëve
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.