Kurti nga Gjilani: Nuk mjafton vetëm fitorja, duam mbi 50 % të votave

25 Dhjetor 2025 | 20:56

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë një takimi elektoral në Gjilan këtë të enjte, tha se synon që Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 28 dhjetorit të fitojë mbi 50 për qind, pasi, siç u shpreh ai, nuk po mjafton që në zgjedhje të dilet vetëm i pari, por duhet të fitohet shumë.

“Mbështetja kësaj radhe, më 28 dhjetor, doemos duhet të jetë më e madhe sesa më 9 shkurt. Nuk po mjafton që të fitojmë, por duhet të fitojmë shumë që të fitojmë. Është shumë vështirë me i ra tamam kësaj opozite, por tamam ju mundeni ta bëni më datën 28 dhjetor duke fituar koalicioni Lëvizja Vetëvendosje mbi 50 për qind”, tha Kurti.

Gjithashtu, Kurti iu është kundërpërgjigjur kritikave për vendimin e qeverisë në detyrë për të ndarë shtesa prej 100 eurosh për pensionistët dhe fëmijët pak ditë para zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Kurti tha se reagimet, sipas tij, vijnë nga ata që kanë përfituar më herët nga keqmenaxhimi i buxhetit të shtetit, raporton KosovaPress.

Ai përdori metafora për të përshkruar luftën kundër korrupsionit, duke deklaruar se “kur dëgjoni piskamat, britmat, sharjet e ofendimet, dijeni se janë për shkak se gjilpëra e shtetit ua ka shpuar gishtat atyre që i mbanin duart te thesi i shqyer i buxhetit”.

“Qeveria jonë është karakterizuar me dy drejtime kryesore që përbëjnë shinat e binarëve të trenit tonë progresiv. E kemi thur thesin si buxhet të shtetit dhe kemi ‘qepur’ thesin si buxhet të shtetit, e kemi thur gardhin si kufij të Kosovës. Këto dyja i kemi bërë bashkë. Kur e kemi qepur thesin me gjilpërë te vendi i shqyer, janë ndier disa britma. Kjo ka ndodhur pasi aty ku ishte thesi i shqyer nuk ishte vetvetiu, por dikush i kishte gishtat dhe duart aty ku ishte shqyer thesi si buxhet i shtetit. Me gjilpërën tonë ia kemi shpuar duart dhe gishtat dikujt që i ka pasur aty ku ka qenë thesi i shqyer. Ne nuk mundemi të ndalemi, por ata duhet t’i largojnë duart nga thesi. Thesi duhet të rrihet në mënyrë që të kemi gjithçka e më shumë çka të shpërndajmë. Kur dëgjoni piskamat, britmat, sharjet, ofendimet dhe fyerjet, dijeni se janë për shkak se iu ka shpuar gjilpëra e shtetit teksa qepte thesin e shqyer, gishtat dhe duart që i kishin aty ku s’duhet. Ju e patë se kishte ndonjë që na kritikoi dhe kundërshtoi pse po i mbështesim fëmijët dhe pensionistët me nga 100 euro para Vitit të Ri. Por, të dashur qytetarë, ne këtë e kemi bërë vjet dhe parvjet”, tha Kurti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rutte: KFOR-i në të ardhmen do të ketë deri në 3,500 trupa

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se në të ardhmen, misioni paqeruajtës i aleancës në Kosovë, KFOR, do të ketë deri në 3.500...
15:22 | 17/06/2026

PE miraton rezolutën për Kosovën: Reformat dhe përparimi në dialog, kyç për rrugën evropiane

Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë për Kosovën ku thuhet se reformat dhe përparimi në dialogun Kosovë-Serbi mbeten kyç në rrugën evropiane të vendit. Rezoluta...
14:42 | 17/06/2026

Diaspora i jep edhe një mandat Vetëvendosjes, LDK humb një

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 53 ulëse në Kuvendin e Kosovës, pas numërimit të shumicës së votave nga diaspora dhe përfaqësitë diplomatike, ndërsa procesi i numërimit...
13:13 | 17/06/2026