Historiani: Kisha ku u martua Skënderbeu u hodh në erë me dinamit nga regjimi, banorët mblidheshin te rrënojat

25 Dhjetor 2025 | 21:38

Historiani dhe njëkohësisht deputeti i Partisë Mundësia, Erlad Kapri, ishte i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, ku foli në lidhje me Krishtlindjet, duke thënë se kjo është festa e parë e dokumentuar në trojet shqiptare.

Ai tregoi një moment të veçantë në kohën e komunizmit, kur në kishën ku mendohet se është martuar Skënderbeu me Donikën, e cila u shkatërrua me dinamit, banorët e fshatit shkonin për Krishtlindje në rrënojat e saj.

“Festa e Krishtlindjes është festa e parë e dokumentuar në trojet shqiptare. Që në shekujt XI dhe XII kemi raportet e Vatikanit apo Venedikut, që e përshkruajnë saktë si festohej Krishtlindja në Shqipëri. Pra, tregon liturgjinë në kishë, ndezjen e qirinjve dhe përgatitjen e bukës. Kjo është një traditë tetëshekullore, e dokumentuar tashmë, që festohet në trojet shqiptare. Gjatë komunizmit, pastaj, gjenden akte të pabesueshme. Për shembull, në zonën e Vaut të Dejës, kujtoj shumë mirë se u shkatërrua me dinamit kisha e vetme gotike në Shqipëri, Katedralja e Shën Mërisë, e jashtëzakonshme. Aty ku mendohet se është martuar Skënderbeu me Donikën, banorët e fshatit pothuajse çdo Krishtlindje shkonin dhe mblidheshin në rrënojat e kishës dhe festonin Krishtlindjen. Të gjithë shkonin në heshtje, ndërsa autoritetet e partisë tentonin të heshtnin sepse i binte që të fusnin në burg të gjithë fshatin. E kanë bërë, në këtë lloj terrori, kanë gjetur guximin dhe kanë shkuar në rrënojat e katedrales, ku kryenin liturgjinë përkatëse”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta

Në ditën e pestë të protestës, organizatorët kanë prezantuar pankartën zyrtare të tubimit, ku shfaqet edhe adresa e faqes së tyre informuese, “ShqiperiaNukShitet.com”. Mesazhi i...
19:03 | 04/06/2026