Kurti: Sistemi ynë antitank vlen më shumë se tanket e Serbisë

26 Dhjetor 2025 | 22:25

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, deklaroi se gjatë qeverisjes së tij ekonomia e Kosovës është rritur me rreth një miliard euro çdo vit.

Në tubimin e mbajtur në Prizeren, kreu i LVV-së tha se janë caktuar një miliard euro për ushtrinë e Kosovës dhe se ajo do të furnizohet edhe me helikopterë. Ai shtoi se Kosova tashmë disponon katër lloje sistemesh antitank.

“I kemi edhe katër sistemi antitank. Dy turke, një gjermane dhe një amerikane. Katër lloj sistemi të antitank. Kur ne i blemë 10 kamionë multi-funksional prej Gjermanisë, na i dhanë edhe pesë të tjera donacion, një qytetar më kritikoi, tha se për ushtri duhen tanke. Tanket kanë munguar në Luftën e Parë Botërore, kanë tepruar në Luftën e Dytë Botërore. Në shekullin 21, tanku nuk është zgjidhja. Unë e di që Serbia ka jo pak tanke, por veçse shpenzon për t’i mirëmbajtur ata, sepse me sistemet tona antitank nuk kanë çka i vyejnë”, tha Kurti.

Kurti shpalosi gjithashtu vendimet e para që do të merren në mbledhjen e parë të qeverisë, nëse rizgjidhet për një mandat të tretë.

“Qeverisja jonë për këta gati pesë vjet, për çdo vit ia ka shtuar ekonomisë së Kosovës nga një miliard euro. Ekonominë e gjetëm shtatë miliardë në vitin 2021, sot bruto produkti vendor është 11 miliardë, ndërsa vitin e ardhshëm bëhet 12 miliardë. Kjo do të thotë se për çdo vit ekonomisë ia shtojmë nga një miliard. Ata para nesh u duhej tri vjet për t’ia shtuar ekonomisë së Kosovës një miliard. Kjo tregon se ne jemi trefish më të shpejtë në rritjen ekonomike. Ata e kanë lënë shtetin si veturë në të parën, e kanë lodhur duke e mbajtur veç në të parën, ndërsa ne jemi në të tretën”, u shpreh Kurti.

Ai bëri të ditur se në mbledhjen e parë të qeverisë, nëse rizgjidhet kryeministër, do të nënshkruajë vendimin për buxhetin e vitit 2026, në vlerë prej katër miliardë eurosh, si dhe vendimin për Ligjin e ri për Çmimet Tavan, i cili ishte rrëzuar më herët nga Gjykata Kushtetuese. Sipas tij, ligji synon rikthimin e tavanit për çmimet e produkteve bazë ushqimore, për ta bërë shportën e konsumatorit të përballueshme.

Po ashtu, Kurti tha se një tjetër vendim do të ketë të bëjë me veteranët e UÇK-së, të cilët, pas përmbylljes së procesit gjyqësor për listat e fryra, nuk do të detyrohen të zgjedhin mes punësimit dhe përfitimeve, por do t’i kenë të dyja.

Kurti premtoi edhe pagën e 13-të për të gjithë punonjësit e sektorit publik, e cila, sipas tij, do të jepet në fillim të vitit dhe jo në fund, duke nisur me buxhetin e vitit 2026. Ai paralajmëroi gjithashtu një pako prej 200 milionë eurosh për përballimin e inflacionit dhe vështirësive financiare për fëmijët që përfitojnë shtesa, studentët, punëtorët e sektorit privat dhe pensionistët, si dhe rikthimin e skemës që shpërblen kursimin e energjisë elektrike.

Në përfundim, Kurti kujtoi se Lëvizja Vetëvendosje nesër do të përmbyllë fushatën zgjedhore me një tubim në Prishtinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti dhe Abdixhiku shprehin gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve për një marrëveshje për institucionet e reja

Lideri i partisë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, kryeministri në detyrë Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun, zhvilluan të premten...
21:43 | 10/07/2026

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa rezultat konkret, vijojnë negociatat për institucionet e reja në Kosovë

Takimi mes kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, nuk solli asnjë marrëveshje konkrete për formimin...
17:39 | 10/07/2026

Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh lider i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të zhvillojë këtë të premte takime të ndara me kryetarin e Partisë Demokratike...
09:12 | 10/07/2026