Braktiset tërësisht fshati Bena! Nga 500 familje dikur, sot jetojnë vetëm 4
Bena, një fshat që dikur kishte rreth 500 familje, sot ka mbetur pothuajse i braktisur. Vetëm një familje jeton ende mes rrugëve të zbrazëta dhe shtëpive të mbyllura.
Emigracioni masiv, mungesa e shërbimeve bazë kanë bërë që të rinjtë të largohen, duke e lënë fshatin pa jetë. Rrugët janë bosh, shtëpitë të braktisura dhe aktiviteti ekonomik pothuajse inekzistent.
Një banor shprehet se familjet janë larguar nga mungesat e shkollave dhe qendrave shëndetësore. Sipas tij nëse nuk do të kishte probleme me infrastrukturën fshati mund të popullohej.
“Në dimër s’ka asnjë familje, vijnë për verë ata që mbledhin lule, bimë mjekësore, mbajnë bletë. Ka pasur rreth 500 banorë, tani vetëm një familje ka mbetur. A ju vjen keq që është shuar e gjithë zona?
Shumë, shumë. Pse ikin nga këtu? Ikin se rrugë nuk ka, shkolla u mbyll, qendër shëndetësore nuk ka. Rruga është mbi të gjitha; po të ishte infrastruktura, mund të popullohej”, tha një banor.
Papunësia është një nga arsyet kryesore që ka detyruar banorët të braktisin fshatin dhe të kërkojnë jetesë në qytete të tjera ose jashtë vendit.
“Kanë ikur njerëzit të gjithë, kanë shkuar në Elbasan, kanë lënë shtëpitë, vilat këtej. Ikin se s’i mbante toka, ishte dimër, kishte borë. Nuk ka punë, prandaj ikin. Fëmijët dhe çunat kanë ikur, kanë ngelur vetëm pleqtë, dhe edhe ata do të largohen një ditë,” shtoi një tjetër banore.
Sipas një banoreje në fshat kanë mbetur vetëm të moshuarit.
“Vetëm 4 shtëpi kanë mbetur. Ngelen vetëm të moshuarit, unë jam 55 e lart, të tjerët kanë ikur. Rinjtë ikin sepse nuk kanë çfarë të bëjnë këtu. Do mundohem ta punoj vetë ose do e lë fare, sikur e kanë lënë të tjerët”, shtoi ajo.
Fshati Bena është një shembull i qartë i braktisjes së zonave rurale për shkak të mungesës së mundësive dhe shërbimeve bazë, duke lënë pas vetëm rrugë bosh dhe shtëpi të mbyllura.
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane