Vlora prej tre ditësh pa ujë të pijshëm, qytetarët dynden te burimet: Taksat i paguajmë, ujë s’kemi

28 Dhjetor 2025 | 13:59

Një defekt në rrjetin e ujit të pijshëm ka lënë qytetin e Vlorës pa furnizim prej tre ditësh.

Situata ka krijuar shqetësim të madh te banorët, të cilët janë detyruar t’u drejtohen burimeve publike të ujit për të siguruar nevojat minimale ditore.

“Nga dita e djeshme realizuam një zgjidhje e cila dha sërisht problem. Pati një furnizim të shkurtër për zonën e Lungomares dhe zonën e bregdetit. Qyteti sërisht vuan furnizimin me ujë, avaria është shumë serioze, shumë e rëndë, e cila do kohën e vetë. Mendojm se në orën 5-6 mbazdite do filloj furnizimi, duke ardhur sërisht nga stacionet e prodhimit drejt Lungomares dhe më pas ti japim një zgjidhje depos së qytetit”, është shprehur një punonjës i Ujësjellësit të Kanalizimeve në Vlorë.

Me dhjetëra qytetarë shihen çdo ditë në radhë, duke pritur njëri pas tjetrit për të mbushur bidonë dhe enë me ujë, pasi në banesat e tyre mungon furnizimi. Sipas tyre, mungesa e ujit po vështirëson jetesën e përditshme, sidomos për familjet me fëmijë dhe të moshuar.

“Vlora ka një javë pa ujë, e meriton. Për një popull që nuk reagon që është “dele” kështu do vejë. Një popull që s’është opozitar për qeverinë, ka mbaruar”, është shprehur një qytetar i Vlorës për këtë situatë.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar për afatin e riparimit të defektit, ndërsa qytetarët kërkojnë zgjidhje të shpejtë dhe furnizim të rregullt me ujë të pijshëm. Situata mbetet problematike dhe kërkon ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse.

“Kemi tre ditë pa ujë. Taksat i paguajmë, ujin s’na i bjenë. Tre ditë skemi pikë ujë, taksat i paguajmë, çdo gjë i paguajmë, por ujë skemi”, është shprehur një qytetar tjetër.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbardhen rrethanat e plagosjes me armë në Pogradec, kush janë 4 autorët që tentuan të vrasin 35-vjeçarin (EMRAT)

Janë zbardhur rrethanat e ngjarjes së djeshme mbi plagosjen me armë zjarri në lagjen nr. 3, Pogradec. Nga plagosja që iu bë me armë zjarri...
09:29 | 30/06/2026

Seancë plenare dhe protestë para Kuvendit, qytetarët thirren të mblidhen në orën 10:00

Kuvendi do të zhvillojë sot seancën plenare, e cila është parashikuar të nisë në orën 10:00. Në të njëjtën orë, jashtë godinës së Parlamentit, është...
09:26 | 30/06/2026

Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00

Një detaji i ri nga protesta është se të martën protestuesit kanë njoftuar se do të zhvillojnë edhe një protestë para Parlamentit. Protesta do të...
22:11 | 29/06/2026