Seancë plenare dhe protestë para Kuvendit, qytetarët thirren të mblidhen në orën 10:00
Kuvendi do të zhvillojë sot seancën plenare, e cila është parashikuar të nisë në orën 10:00. Në të njëjtën orë, jashtë godinës së Parlamentit, është njoftuar edhe zhvillimi i një proteste nga qytetarët dhe nismëtarët e saj.
Thirrja për tubimin u bë mbrëmjen e djeshme gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit, ku organizatorët u kërkuan qytetarëve t’u bashkohen sërish edhe këtë paradite.
“Nesër në orën 10:00 para Parlamentit, bashkohuni me ne”, u shpreh një nga nismëtarët gjatë tubimit të djeshëm.
Ndërkohë, në rendin e ditës të seancës plenare janë parashikuar shqyrtimi i një sërë projektligjesh dhe projektrezolutash, si dhe diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
Rendi i ditës në seancën plenare:
Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 18 qershor 2026.
Njoftime.
Shqyrtimi i projektligjit “Për kontrollet zyrtare dhe aktivitete të tjera zyrtare, të kryera për të garantuar zbatimin e legjislacionit për ushqimin dhe ushqimin për kafshë, të rregullimeve për shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve, si dhe për shëndetin e bimëve e të produkteve për mbrojtjen e bimëve në Republikën e Shqipërisë”.
Shqyrtimi i projektrezolutave për vlerësimin e veprimtarisë për vitin 2025 të:
Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil;
Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale;
Departamentit të Administratës Publike;
Autoritetit të Konkurrencës;
Komisionit të Prokurimit Publik;
Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit;
Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit;
Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.
Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
Mblidhen protestuesit e parë para Kuvendit, deputetët e PS hyjnë 30 minuta më herët (VIDEO)
Arrestohet shqiptari në Britani, la fëmijët vetëm në shtëpi për të takuar një 14-vjeçare që kishte njohur në internet
Zbardhen rrethanat e plagosjes me armë në Pogradec, kush janë 4 autorët që tentuan të vrasin 35-vjeçarin (EMRAT)
- 10:06 Polemikat me Trump, Meloni: Nuk jam antiamerikane, por as e gjunjëzuar
- 10:04 Rubio: Do rivendosim unitetin në Libi
- 10:00 Spiropali: Jemi duke punuar për draftin për Shqipërinë e re
- 09:48 Mblidhen protestuesit e parë para Kuvendit, deputetët e PS hyjnë 30 minuta më herët (VIDEO)
- 09:45 Iraku mirëpret bisedimet SHBA-Iran
- 09:44 Plani i ri i mbrojtjes në Britani, Starmer shpalos programin e investimeve para largimit nga detyra