“Nuk po shkojmë dot as në tualet”, vijon protesta e qytatarëve të Vlorës për mungesën e ujit

29 Dhjetor 2025 | 10:56

Vlora vijon të jetë pa ujë në ditën e katërt, ndërsa qytetarët kanë dalë përsëri në protestë edhe këtë të hënë, ku janë mbledhur para bashkisë dhe kërkojnë të hyjnë brenda. Ata kërkojnë vetëm ujë, ndërsa janë përplasur edhe me efektivët e policisë, të cilët nuk i kanë lejuar që të hyjnë brenda.

Qytetarët shfaqen me bidona bosh dhe letra higjienike në duar, ndërsa kanë folur për mikrofonin e Euronews, ku e quajnë situatën katastrofike, pasi familje të tëra janë pa u larë dhe pa ujë.

Një qytetar me letra higjienike në dorë thotë: “Është turp i madh, nuk po shkojmë dot as në tualet”.

Një zonjë thotë: “Jam me topin e letrës në dorë sepse duhet të futem në bashki për të kryer nevojat personale”.

Një tjetër thotë se ka ardhur nga Gjermania dhe ka mbetur pa u larë. Ajo thotë se kërkon një gjë elementare, thjesht ujë, asgjë më shumë.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryetares së bashkisë, Bruna Mersini.

Një zonjë tjetër thotë se ky popull e meriton të rrijë një vit pa ujë, jo një javë, pasi nuk dalin të gjithë për të protestuar.

Një qytetare tjetër shpërthen me lot në sy duke thënë: “Mirë që shteti nuk na mundëson kimioterapinë në vendin tonë, por të vij këtu të përballem edhe me mungesën e ujit, kjo është e papranueshme, s’mund të tolerohet, dhe më keq për vlonjatët që rrinë në kafene dhe bëjnë sehir. Kam një muaj që kam ardhur në vendin tim, i kam bërë kimiot në Itali se këtu s’kam mundësi, dhe përballem tani me mungesë uji.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026