Mungesa e ujit në Vlorë, protestuesit bllokojnë një nga akset rrugore të qytetit

29 Dhjetor 2025 | 11:10

Ndërsa prej katër ditësh janë pa ujë të pijshëm, qytetarët e Vlorës kanë dalë në protestë edhe këtë të hënë. Rreth orës 11:00 ata kanë bllokuar një nga akset rrugore të qytetit, pasi më parë dështoi tentativa e tyre për t’u futur në ambientet e bashkisë, ku u ndaluan nga forcat e rendit.

Me bidonë uji bosh në duar ata hodhën letra higjienike dhe vezë drejt godinës së bashkisë, ndërsa më pas një pjesë e tyre u zhvendos në një nga rrugët e qytetit, duke bllokuar qarkullimin.

Ka qenë një defekt i shkaktuar në linjën kryesore të transmetimit në tubin kryesor që furnizon depot e qytetit, me diametër 1000 milimetra, çka ka bërë që Vlora të mbetet pa ujë, ndërsa specialistët nuk kanë mundur ta riparojnë për shkak të vështirësisë, pasi kjo është një linjë e veçantë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026