Zelensky: Plani i paqes me 20 pika duhet të hidhet në referendum në Ukrainë

29 Dhjetor 2025 | 11:40

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të hënën se plani i paqes me 20 pika për t’i dhënë fund luftës së Rusisë duhet të hidhet në referendum në Ukrainë.

Duke folur me gazetarët në një bisedë në WhatsApp, ai shtoi se një armëpushim prej të paktën 60 ditësh do të ishte i nevojshëm për të mbajtur një referendum të tillë.

Ndërkohë, Donald Trump dhe Zelensky thanë se ishte bërë përparim për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë gjatë bisedimeve në Florida, por udhëheqësi amerikan shtoi se mbetën “një ose dy çështje shumë të vështira”.

“Patëm një bisedë thelbësore mbi të gjitha çështjet dhe e vlerësojmë shumë progresin që ekipet ukrainase dhe amerikane kanë bërë gjatë javëve të fundit”, tha Zelensky në një deklaratë në Telegram.

Ndërkohë, Zelensky më vonë tha se ekipet amerikane dhe ukrainase do të takohen javën e ardhshme për bisedime të mëtejshme mbi çështjet që synojnë t’i japin fund luftës gati katërvjeçare të Rusisë në Ukrainë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund...
16:50 | 24/07/2026

Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Dërdushë të Bashkisë së Pogradecit, ku një tufë delesh është goditur nga rrufeja gjatë...
16:08 | 24/07/2026

Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë

Autoritetet në Liberi kanë sekuestruar gati katër ton kokainë me një vlerë të përllogaritur prej rreth 317 milionë dollarësh, në atë që konsiderohet një nga...
18:59 | 23/07/2026