Shkarkohen drejtori i policisë së Lezhës dhe shefat e komisariateve në Dibër dhe Kamëz

29 Dhjetor 2025 | 15:41

Drejtoria e Standardeve Profesionale në DPPSH këtë të hënë ka kryer vlerësimet për performancën të drejtuesve të policive vendore ku ka krye disa shkarkime dhe emërime të reja.

Pas vlerësimit të performancës, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka firmosur mesditën e sotme shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore Lezhë, Drejtues Altin Mena dhe të zv.drejtorit për Rendin, Kryekomisar Taulant Gjoka.

Mena është emëruar zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike në DVP Kukës. Ndërsa Gjoka është emëruar shef i Sektorit të Sigurisë Publike në DVP Shkodër.

 Sipas njoftimit shkarkimet kanë ardhur me motivacionin për performancë të dobët. Ndërkohë ka komanduar në detyrën e Drejtorit të DVP Lezhë, zv/drejtorin për Hetimin e Krimit, në DVP drejtues Kujtim Gjoka.

Po me të njëjtin motivacionin janë shkarkuar nga detyra Shefi i Komisariatit të Policisë Dibër, Mariglen Duçi dhe shefi i Komisariatit të Policisë Kamëz, Besmir Dervishi.

Duçi u emërua shef i Sektorit për Hetimin e Krimeve në Kukës ndërsa Dervishi, shef i Seksionit të Krimeve ndaj Pronës në DVP Tiranë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026