Njohja e Somalilandit nga Izraeli, presidenti somalez nesër takim me Erdogan

29 Dhjetor 2025 | 20:51

Presidenti somalez, Hassan Sheikh Mohamud do të vizitojë Turqinë të martën ku do të takohet me hologun e tij Erdogan katër ditë pasi Izraeli njohu pavarësinë e Somalilandit.

Sipas presidencës turke, gjatë vizitës së Mohamud do të diskutohet situata aktuale në Somali në drejtim të luftës kundër terrorizmit, masat e ndërmarra nga qeveria federale për të arritur unitetin kombëtar dhe zhvillimet në rajon.

Ankaraja të premten dënoi njohjen nga Izraeli të Somalilandit duke e quajtur atë si një ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të një vendi tjetër. Turqia ofron mbështetje ushtarake dhe ekonomike për autoritetet në Somali, një vend i vendosur në Bririn e Afrikës, por i shkatërruar nga lufta civile që nga fillimi i viteve 1990.

Turqia po ndihmon në rindërtimin e ushtrisë së vendit dhe në restaurimin e infrastrukturës së tij, duke siguruar njëkohësisht praninë e saj në Afrikën Lindore.

Somalilandi shpalli pavarësinë në mënyrë të njëanshme në vitin 1991, ndërsa Somalia u zhyt në kaos pas përmbysjes së regjimit ushtarak të Siad Barre. Që atëherë, ajo ka vepruar në mënyrë autonome, me monedhën e vet, ushtrinë dhe policinë, dhe stabilitet relativ krahasuar me pjesën tjetër të Somalisë.

Përveç Izraelit, Somalilandi nuk njihet nga asnjë vend tjetër dhe mbetet relativisht i izoluar politikisht dhe ekonomikisht pavarësisht se ndodhet në një vendndodhje strategjike, në hyrje të Ngushticës Bab el-Mandab, një nga rrugët më të rëndësishme detare tregtare që lidh Oqeanin Indian me Kanalin e Suezit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026