Joe Biden do të takojë mbretëreshën Elizabeth, vizita e parë jashtë vendit si president

3 Qershor 2021 | 17:49

Mbretëresha Elizabeth-a e Dytë, do të presë së shpejti në një takim presidentin amerikan Joe Biden së bashku me bashkëshorten e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur pallati Buckingham, sipas të cilit takimi do të mbahet të dielën e 13 qershorit, që përkon me vizitën e presidentit Biden në Britani, në kuadër të samitit të grupimit G7.

Eventi në fjalë, që do të mbahet në Cornwall do të jetë vizita parë e Biden jashtë vendit, pasi pandemia e COVID-19 e ka penguar atë të udhëtonte jashtë Shteteve të Bashkuara që nga marrja e detyrës.

Gjatë turit evropian, Joe Biden do të  udhëtojë edhe në Bruksel, për takimin e vendeve anëtare të NATO-s më 14 qershor, përpara se të takohet me homologun rus Vladimir Putin në Zvicër dy ditë më vonë.

Biden është presidenti i 12-të i Shteteve të Bashkuara që mbretëresha takon në pozicionin e monarkes. I fundit ishte paraardhësi i Biden, Donald Trump dhe bashkëshortja Melania, në pallatin Buckingham, në vitin 2019.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026