Shifrat/ Rriten 40% më shumë të ardhurat nga qiradhënia e pronave të sekuestruara

30 Dhjetor 2025 | 18:26

Pronat e konfiskuara të lëshuara me qira kanë siguruar këtë vit në arken e shtetit 199 mln lekë. Shuma është 40% më e lartë se vitin e kaluar.

Të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara kanë shënuar rritje të ndjeshme gjatë vitit 2025, duke reflektuar përmirësim në administrim dhe vënien në përdorim të këtyre pasurive.

Të dhënat tregojnë se nga janari deri në nëntor, agjencia që administron këto prona ka mbledhur 199 milionë lekë, kundrejt 143.5 milionë lekëve në të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Kjo përkthehet me rritje 55.6 milionë lekë, ose afro 39% më shumë në krahasim me një vit më parë.

Analiza mujore tregon se pjesa më e madhe e rritjes është përqendruar në disa muaj kyç, ku të ardhurat kanë tejkaluar ndjeshëm nivelet e vitit 2024.

Muaji shtator 2025 rezulton me nivelin më të lartë të të ardhurave, me rreth 22.4 milionë lekë, ndjekur nga korriku, me mbi 20.2 milionë lekë, dhe marsi me rreth 19.6 milionë lekë.

Performanca e 11-mujorit tregon se viti 2025 po mbyllet me një bilanc financiar shumë më pozitiv, duke konfirmuar një trend rritës të qëndrueshëm krahasuar me vitin 2024.

Rritja e të ardhurave nga qiradhënia sinjalizon përdorim më efektiv të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara, rritje të transparencës dhe formalizimit të kontratave të qirasë, si dhe një kontribut më të madh të këtyre pasurive në financat publike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë

Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4%, renditet ndër vendet me tregun më të vështirë të punës në Europë. Ky nivel e vendos vendin mbi...
17:40 | 24/07/2026

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla

Qeveria ka miratuar skemën e re të garancisë sovrane, me një fond prej 5 miliardë lekësh, për të mbështetur fermerët dhe ndërmarrjet mikro, të vogla...
17:09 | 22/07/2026