Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij, pse mundi rivalin e vet
Një ngjarje e rëndë dhune në sport është shënuar gjatë një ndeshjeje kickbox-i në Serbi, ku protagonist ishte sportisti grek Giannis Tsoukalas dhe bashkëpunëtori i tij, Pavlos Kochliaridis.
Pasi sportisti grek mundi rivalin e tij serb në një ndeshje në Novi Pazar, rreth 100 persona hynë në ring dhe sulmuan ekipin grek, duke i rrahur në mënyrë barbare.
Sipas dëshmisë së Kochliaridis, incidenti ndodhi vetëm pak sekonda pas fitores së Tsoukalas-it me nokaut ndaj kundërshtarit serb Vahid Kicara. Persona të shumtë hynë me dhunë në ring dhe goditën sportistin grek, i cili u transportua i lënduar në spital.
Ai theksoi se situata mund të kishte përfunduar në tragjedi, pasi ekipi grek përbëhej vetëm nga katër persona, ndërsa në ring u futën rreth njëqind. Në një deklaratë për mediat greke, Kochliaridis tregoi se pas fitores së Tsoukalas-it, ai dhe trajneri Nikos Gkikas (Nikos Ghijkas) hynë në ring për të festuar së bashku me sportistin e PAOK-ut, Zisis Paggouras.
Sipas tij, Tsoukalas u përkul dhe ra në gjunjë për të treguar respekt ndaj kundërshtarit dhe për të shmangur çdo incident, pasi atmosfera ishte tashmë e tensionuar. Megjithatë, ndërsa ai ishte ende në tokë, vëllai i kundërshtarit e goditi me grusht, duke e rrëzuar plotësisht.
Ai u godit me shkelma, grushte dhe madje u qëllua me karrige për rreth dy minuta, pa ndërhyrjen e policisë. Sipas tij, nga një burim i besueshëm mësuan se një prej huliganëve ishte parë me thikë.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë