Drafti i amnistisë penale zbulohet nga Euronews Albania: 380 të dënuar lirohen menjëherë, 1.300 përfitojnë ulje dënimi
Euronews Albania ka siguruar pjesë nga drafti i amnistisë penale, sipas të cilit pritet që rreth 380 të dënuar të lirohen menjëherë, ndërsa afro 1.300 persona të tjerë të përfitojnë ulje të dënimit.
Sipas draftit paraprak, amnistia parashikon përfitime për disa kategori të dënuarish:
Të dënuar burra, me vendim gjyqësor të formës së prerë, me dënim deri në 3 vite burg, si dhe ata të dënuar mbi 3 vite, por që kanë deri në 3 vite dënim të mbetur pa vuajtur.
Të dënuara gra, me vendim gjyqësor të formës së prerë, me dënim deri në 4 vite burg, si dhe ato të dënuara mbi 4 vite, por që kanë deri në 4 vite dënim të mbetur pa vuajtur.
Gra të dënuara, të cilat në datën e hyrjes në fuqi të ligjit janë 50 vjeç ose më të mëdha.
Burra të dënuar, të cilët në datën e hyrjes në fuqi të ligjit janë 60 vjeç ose më të mëdhenj.
Efektet e kësaj amnistie pritet të hyjnë në fuqi në fund të muajit janar ose në fillim të shkurtit, pas përfundimit të diskutimeve dhe votimit në Kuvend.
Më shumë detaje mbi draftin e amnistisë, por edhe mbi çështje të tjera të rëndësishme si Kodi i ri Penal dhe kompensimi i ish-pronarëve, do të bëhen publike sot në orën 17:00, ku ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, do të jetë i ftuar në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, me gazetarin Eni Ferhati.
Në këtë intervistë, ministri Lamallari pritet gjithashtu të sqarojë për herë të parë reagimin e tij, i cili u bë viral në muajin shtator, në momentin kur mori dijeni se do të drejtonte Ministrinë e Drejtësisë.
Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
“Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
Mori një kopje të marrëveshjes së huasë me SHBA-në, Rama i reagon Shehajt: Dëshmoi se vesi del me shpirtin
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara