Vdekja e çiftit në Orikum, fqinjët të tronditur: Ishin njerëz të mirë, punonin bashkë burrë e grua

2 Janar 2026 | 17:41

Fqinjët e çiftit Llogora dhe Sose Xhebroj, të cilët u gjetën të vdekur në Orikum të Vlorës, kanë folur për Euronews Albania , duke u shprehur të tronditur nga ngjarja.

“Ishin njerëz të mirë, në punën e tyre. Njerëz punëtorë. Jemi të habitur nga ngjarja. Na ra si bombë. Kanë pasur një biznesin e tyre një lokal, aty punonin. Punonin bashkë burrë e grua. Kishin dy djem”, shprehet një prej fqinjëve.

Sipas të dhënave paraprake nga policia, dyshohet se Llogora Xhebroj ka dhunuar dhe më pas ka mbytur bashkëshorten e tij, Sose Xhebroj, brenda banesës. Më pas, ai dyshohet se ka zbritur në garazh dhe ka vrarë veten me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë është regjistruar këtë të premte në Orikum, ku Sose Xhebroj, rreth 40 vjeçe, është gjetur pa shenja jete brenda banesës, ndërsa bashkëshorti i saj, 50-vjeçari Llogora Xhebroj, është gjetur i vrarë në garazh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026