A ekziston një konflikt i SHBA me Europën? Peka analizon qëndrimin e Trump
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Avenir Peka, ka analizuar në emisionin Review zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, duke u ndalur te roli i Shteteve të Bashkuara, politika e Donald Trump si dhe përplasjet politike në Europë.
Sipas Pekës, administrata Trump nuk ka krijuar fenomene të reja, por ka përshpejtuar procese që tashmë ekzistojnë .
Eksperti u ndal edhe në raportin e SHBA-ve me Komisionin Europian, nga ku thekson se ekziston një përplasje mes tyre.
“Trump nuk ka bërë ndonjë gjë, thjeshtë ka përshpejtuar fenomenet që kanë qenë shfaqur.
SHBA-të nuk kanë përplasje me Europën por me Komisionin Europian, sepse ky komision vazhdon të përfaqësojë një zgjatim të dip state-it të SHBA ve.
Në strategjinë e sigurisë kombëtarë më ka bërë përshypje se Trump e lidhte politikën e jashtme të SHBA-ve në Europë midis të tjerave edhe me mbështetjen e partive nacionaliste patriotike konservatore të djathta, pra shkon përtej interesave shtetërore.
Është interesante sepse në Europë ndodh kështu: Në Francë partitë e djathta, beteja ligjore që bëhet për të ndaluar këtë parti, në Gjermani me partinë e ekstremit të djathtë dhe ndalimi i disa kandidatëve, e njëjta histori në Rumani kur u ndalua kandidati që fitoi raundin e parë në 2025. Edhe në Shqipëri, edhe në Serbi edhe pse është më komplekse.
Duhet parë kush do jetë qëndrimi i administratës së re. Është përmendur përdorimi i gjyqësorit si mekanizëm politik për të krijuar apo për të prishur balanca politike”, tha eksperti Avenir Peka.
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.