A mund të parandalohen përmbytjet me ndihmën e AI
Inteligjenca Artificiale po bëhet gjithnjë e më e pranishme në jetën e përditshme – nga përzgjedhja e punonjësve, te personalizimi i rrjeteve sociale dhe deri te përparimet në mjekësi.
Këshilli i Qarkut Northumberland në Angli po teston përdorimin e AI për të marrë vendime më të shpejta dhe më të sakta në planifikimin urban, veçanërisht në rastet që lidhen me rrezikun nga përmbytjet. Qëllimi është që, nëse testi rezulton i suksesshëm, kjo praktikë të shtrihet edhe në pjesë të tjera të vendit.
Këshilli thekson se çdo vendim do të merret nga njerëzit, jo nga inteligjenca artificiale.
Zhvilluesit që duan të ndërtojnë duhet të dorëzojnë një aplikim që përfshin edhe një vlerësim të rrezikut nga përmbytjet. Aktualisht, kjo është një punë e ndërlikuar dhe që kërkon shumë kohë. Me ndihmën e AI, synohet që dokumentet të analizohen më shpejt dhe të evidentohen automatikisht problemet kryesore.
Nick Watson, përgjegjës për menaxhimin e rrezikut nga përmbytjet, tha se këshilli shqyrton mijëra aplikime çdo vit dhe se shpesh ka mungesë standardi në dokumentacion.
Projekti konsiderohet inovativ dhe Northumberland shihet si zonë e përshtatshme për këtë test, pasi aty po zhvillohen edhe projekte të tjera të mëdha teknologjike, përfshirë një qendër të dhënash për AI dhe cloud computing me vlerë 10 miliardë paund.
Rajoni është përballur me përmbytje të shumta vitet e fundit, përfshirë ato të shkaktuara nga stuhia “Desmond” në vitin 2015.
Testimi i AI në planifikim pritet të përfundojë në shtator dhe rezultatet do të publikohen deri në fund të vitit.
Balla në PE: Zona e investimit në Zvërnec nuk ka lidhje me deltën e Vjosës
Sezoni veror, kufizohet qarkullimi për mjetet e rënda, policia njofton datat dhe oraret e përcaktuara
Gjenerali Eric Wendt konfirmohet si Ambasador i SHBA-së në Shqipëri
- 10:42 Kryeministri kanadez: Duhet diversifikim energjetik për të shmangur krizat globale
- 10:34 SHBA-ja ndalon importin e dërgesave të kompanisë kineze në Serbi
- 10:21 Balla në PE: Zona e investimit në Zvërnec nuk ka lidhje me deltën e Vjosës
- 10:11 Sezoni veror, kufizohet qarkullimi për mjetet e rënda, policia njofton datat dhe oraret e përcaktuara
- 09:36 Cisternat e para me naftë iraniane largohen nga Ngushtica e Hormuzit
- 09:27 Dita e fundit e samitit të G7 përqëndrohet te mediat sociale, Macron fton Trumpin në darkën e Versajës