80 familje në Malësinë e Madhe pa drita, banorët: Mjerim në 2026!
Prej katër ditësh, banorët e fshatit Boriç i Vogël, në Malësi të Madhe, janë pa energji elektrike. Kjo situatë prek rreth 80 familje, të cilat përballen me vështirësi në aktivitetet e përditshme dhe raportojnë dëme ekonomike.
Më tej, banorët thonë se ndërprerjet e energjisë janë një problem i përsëritur ndër vite, edhe pse detyrimet financiare ndaj operatorit të shpërndarjes shlyhen rregullisht. Ata kërkojnë rikthimin e menjëhershëm të furnizimit dhe ndërhyrje për modernizimin e rrjetit, për të shmangur problematikat e mëtejshme.
“Mungesa e dritave është shumë problem. Nuk është prej katër ditësh, është ankesë që vazhdon prej 4 vjetësh. Jam punëtor pa punë momntalisht sepse edhe bizneset mbyllen”, shprehet një nga banorët.
Burime paraprake bëjnë me dije se ndërprerja e energjisë është shkaktuar nga kushtet e pafavorshme atmosferike, përfshirë reshjet e shiut dhe erërat e forta, si dhe amortizimi i rrjetit elektrik. Situata të ngjashme janë raportuar edhe në zona të tjera të Qarkut Shkodër.
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.