Malda Lika sjell gruan në kinemanë shqiptare gjatë dhe pas komunizmit
Gruaja në rolin e partizanes, punëtores, akademikes, artistes, gruaja që lufton martesat e detyruara, ajo që pret bashkëshortin nga emigrimi, vijnë të studiuara në veprën e autores Malda Lika.
Botimi titullohet “Gruaja në kinemanë shqiptare, gjatë dhe pas komunizmit” dhe hedh dritë mbi mënyrën se si është ndërtuar dhe transformuar imazhi i gruas në ekranin shqiptar, nga koha e regjimit komunist deri në periudhën pas viteve ’90; një reflektim mbi artin, ideologjinë dhe shoqërinë.
Libri është i ndarë në tre kapituj, ku në të parin paraqitet historia e kinematografisë shqiptare, sociale dhe politike, në kapitullin e dytë është paraqitur roli i gruas në të gjithë filmat në periudhën e komunizmit, ku gruaja shfaqet si heroinë, sakrifikon dhe ndjek ideologjinë e partisë.
Në kapitullin e tretë flitet për ardhjen e demokracisë ku Shqipëria dhe kinematografia ishte në kaos.
“Pas viteve ’90, figura e gruas me emigrimin, me prostitucionin. Kam përmendur dhe një film të 2018, ku shohim se gratë sot e prej asaj dite përballen me mentalitetet arkaike, pavarësisht përpjekjeve për një barazi gjinore“, thotë autorja.
Biseda me autoren në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit bëri bashkë studiues, profesionistë të filmit dhe publikun e interesuar për historinë e kinemasë sonë dhe rolin që gratë kanë luajtur në të.
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh