Situatë e tensionuar në kryeqytetin e Venezuelës, frikë dhe kontroll i shtuar
Gjatë gjithë ditës janë raportuar dëshmi nga qytetarë në Venezuelë, shumica e të cilëve kanë kërkuar të mbeten anonimë për arsye sigurie, lidhur me situatën e tensionuar në vend.
Në kryeqytetin Karakas, një sipërmarrës 34-vjeçar ka përshkruar praninë e shtuar të forcave të sigurisë, duke thënë se “ka patrulla ushtarake në çdo cep dhe grupe civilësh të armatosur që mbështesin qeverinë, duke shkaktuar frikë te popullata”. Sipas tij, qytetarët po veprojnë me shumë kujdes për shkak të mënyrës se si autoritetet po sillen ndaj civilëve.
“Kemi frikë se çfarë mund të na bëjnë dhe se do të ketë hakmarrje”, ka deklaruar ai.
Një tjetër banor i Karakasit ka thënë se në pamje të parë jeta duket normale, me dyqanet dhe bizneset që vazhdojnë të punojnë, por ka shtuar se telefonat e civilëve po kontrollohen. Ndërkohë, një qytetar tjetër ka theksuar se kishte shumë frikë të fliste me telefon ose të dërgonte mesazhe gjatë ditës së sotme.
Dëshmitë tregojnë për një atmosferë pasigurie dhe frike mes qytetarëve, pavarësisht funksionimit të dukshëm të jetës së përditshme në kryeqytet.
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet