Moti i keq, përmbytet Durrësi e Lezha, përroi del nga shtrati në Gjirokastër

6 Janar 2026 | 23:22

Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi që përfshiu të martën vendin solli probleme të shumta me përmbytjet në disa qytete.

Durrësi është një qarqet më të prekur nga përmbytjet e së martës me rreth 800 banesa me prezencë uji, ndërsa 180 persona janë evakuuar për shkak të rrezikut.  Reshjet e dendura të shiut sollën përmbytje në disa zona të qytetit.

Në një pallat në zonën e portit të Durrësit niveli i ujit arriti pranë aparateve të energjisë elektrike duke rrezikuar jetën e banorëve. Shumë rrugë u pushtuan nga uji ndërsa makinat e parkuara u përmbytën gjithashtu.

Përmbytje pati edhe në burgun e Durrësit, ku disa qeli u mbushën me ujë

Qytetarët e Lezhës për shkak të reshjeve të rëna gjatë orëve të natës dhe ditës së sotme janë përballur me përmbytje në disa zona.

Prezenca e madhe e ujit ka bllokuar hyrjet e pallateve në qytet duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve dhe të automjeteve. Në këtë situatë është pezulluar procesi mësimor në shkollat 9-vjeçare “Kosova” dhe “Gjergj Fishta”.

Situata është paraqitur e vështirë edhe në Shkodër ku si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, përroi i Glinës ka dalë nga shtrati në territorin e Bashkisë Vau i Dejës.

Përroi i Glinës ka vërshuar përmes qytetit të Vaut të Dejës, ndërsa janë shkaktuar përmbytje në unazën e qytetit dhe në rrugën kryesore.

Kryetari i Bashkisë paralajmëroi se gjatë orëve në vijim, mund të ketë përkeqësim të situatës, ndaj kërkohet kujdes edhe nga vetë banorët.

Gjatë orëve të mbrëmjes edhe qyteti i Gjirokastrës është përfshirë nga rreshjet intesive. Prurjet e shumta kanë bërë që uji të vërshojë në rrugët e brendshme kryesisht në lagjet e poshtme.

Problematikë është edhe dalja nga shtrati e përroit të Ficos. Është vështirësuar qarkullimi në rrugën kombëtare në hyrje të Gjirokastrës si shkak i vërshimit të ujrave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mori një kopje të marrëveshjes së huasë me SHBA-në, Rama i reagon Shehajt: Dëshmoi se vesi del me shpirtin

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me incidentin e regjistruar këtë të hënë ku deputeti dhe kreu i Partisë Mundësia,...
19:38 | 27/07/2026

Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës, vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit

Gjykata e Lartë e Brazilit ka rrëzuar kërkesën për lirimin e Ervin Matës teksa vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit. Dokumenti i siguruar nga gazetari...
19:02 | 27/07/2026

Esmeralda Kazia, shqiptarja e parë që shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”

Esmeralda Kazia është shpallur fituese e çmimit “Cybersecurity Woman of the World 2026”, duke u vlerësuar si gruaja më e mirë në botë në sigurinë...
18:46 | 27/07/2026