Nga përmbytja masive në Durrës te situata në Gjirokastër! Çfarë dihet për pasojat e motit në vend?

7 Janar 2026 | 08:18

Reshjet e shiut në vend vijojnë edhe këtë të mërkurë ndërsa problematike paraqitet situata në Gjirokastër, Durrës dhe Lezhë. Qyteti i Durrësit dhe Lezhës të martën u “pushtuan” nga sasi e madhe uji pas reshjeve të dendura të shiut.

Zona të ndryshme në qytet u kthyen në lumenj duke vështirësuar qarkullimin dhe duke bllokuar banorët në banesat e tyre. Problematike mbetet situata bë zona e ish-kënetës dhe Shkozës në Durrës. 18 familje janë evakuuar si pasojë e përmbytjeve.

Në Lezhë dhe Kurbin reshjet e shiut gjatë natës kanë rënë me intensitet më të ulët duke sjellë që uji të tërhiqet në pjesën më të madhe të zonave urbane. Niveli i prurjeve në lumenjtë Drin dhe Gjadër mësohet së ka rënë. Deri tani janë evakuuar rreth 8 familje në Kurbin.

Këtë të mërkurë, lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në zonën e pazarit, pranë Ura e Mifolit. Sipas të dhënave të fundit, niveli i Vjosës ka arritur në 6.8 metra mbi nivelin e detit.

Prurjet vijojnë të mbeten të larta nga zonat e Gjirokastrës dhe Përmetit, çka po ndikon drejtpërdrejt në rritjen e mëtejshme të nivelit të lumit.

5 Updates
09:08

Shembje e dherave në Aznak, bllokohet rruga Gjirokastër-Valare

Pas reshjeve të dendura të shiut mësohet se ka bllokim te rrugës Gjirokastër-Valare, në vendin e quajtur Aznak. Si shkak i erozionit dhe shembjes së dherave këto segmente janë bërë të pakalueshëm për qarkullimin e automjeteve.

Në pjesën më të madhe te qytetit te Gjirokastrës ka prezence të inerteve, të cilat kërkojnë mjete te rënda për largimin e tyre.

Në Gjirokastër për momentin reshjet e shiut kanë rënë në intensitet më të ulët. Niveli i Vjosës në Memaliaj ka shkuar 6.5 metër. Nga bashkitë e tjera të qarkut deri tani nuk raportohen situata emergjente.

🔗 Shpërndaje
08:50

Moti i keq në Korçë, probleme të izoluara në disa zona

Reshjet e rëna gjatë natës në qarkun e Korçës kanë shkaktuar disa problematika të izoluara. Në përgjithësi situata paraqitet e qetë dhe nën monitorim të vazhdueshëm.

Në Korçë raportohet prezencë uji në afërsi të banesave në fshatrat Çiflig dhe Shamoll, në Njësinë Administrative Bulgarec. Ndërkohë, për shkak të prurjeve të shumta të një përroi, rruga që të çon drejt fshatit Denas, në Njësinë Administrative Lekas, është bërë e pakalueshme.

Në bashkitë Kolonjë, Maliq, Devoll dhe Pustec nuk raportohen situata emergjente apo dëme si pasojë e reshjeve. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, Rajoni Qendër-Lindje, në aksin Lozhan-Moglicë ka pasur rënie gurësh dhe rrëshqitje dherash.

🔗 Shpërndaje
08:40

Reshjet e shiut në Pogradec, rrëshqitje e rrugës në Dardhas! Pezullohet mësimi

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar problematika edhe në Pogradec. Mësohet se këtë të mërkurë janë regjistruar rrëshqitje të rrugës në aksin që lidh qendrën e Njësisë Dardhas me aksin nacional.

Si pasojë e prurjeve një pjesë e rrugës është çarë duke e bërë të pamundur kalimin për automjetet por edhe këmbësorët e 6 fshatrave. Si pasojë mësimi në shkollën 9-vjeçare të Dardhasit sot është ndërprerë.

Si pasojë e reshjeve ka fryrje të prurjeve të lumenjve në Rrëmenj dhe Vërdovë të cilat po monitorohen, sakaq disa mjete fadroma po punojnë në këto zona për të zhbllokuar pjesë ku si pasojë e inerteve mund të ketë bllokime që pengojnë lëvizjen e ujit.

🔗 Shpërndaje
08:09

Moti i keq çan rrugën që lidh fshatrat e Vlorës

Prej së martës, reshjet e dendura të shiut kanë krijuar vështirësi në qarkullim, veçanërisht në jug të Shqipërisë.

Në fshatin Vajzë të Vlorës, si pasojë e reshjeve të fundit, aksi rrugor Kotë–Sevaster ka pësuar një rrëshqitje dherash, duke u bllokuar plotësisht për qarkullimin e automjeteve.

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve dhe drejtuesve të mjeteve të shmangin lëvizjen në këtë segment rrugor dhe të përdorin rrugë alternative, deri në normalizimin e situatës.

Ndërkohë, ekipet e emergjencave dhe shërbimeve rrugore ndodhen në terren, ku po punojnë intensivisht për pastrimin e rrugës dhe rikthimin sa më të shpejtë të qarkullimit.

🔗 Shpërndaje
07:40

Vjosa del nga shtrati pranë Urës së Mifolit, niveli arrin 6.8 metra

Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në zonën e pazarit, pranë Ura e Mifolit, si pasojë e prurjeve të larta të ujit. Sipas të dhënave të fundit, niveli i Vjosës ka arritur në 6.8 metra mbi nivelin e detit.

Autoritetet kanë njoftuar të gjitha familjet që jetojnë pranë lumit të marrin masa paraprake dhe të jenë të vëmendshme ndaj çdo rreziku të mundshëm. Ndërkohë, prurjet vijojnë të mbeten të larta nga zonat e Gjirokastrës dhe Përmetit, çka po ndikon drejtpërdrejt në rritjen e mëtejshme të nivelit të lumit.

Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa u bëhet thirrje banorëve të respektojnë udhëzimet e strukturave të emergjencës.

🔗 Shpërndaje
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026