Vërshimi i reshjeve nxorri nga rruga makinat në Gjirokastër, gazetari jep detaje të reja nga gjendja e motit në qytet

7 Janar 2026 | 08:41

Për shkak të reshjeve intensive që kanë përfshirë vendin tonë ditët e fundit, ka pasur përmbytje të mëdha në disa qytete. Një situatë e rëndë ka përfshirë edhe qytetin e Gjirokastrës, ku reshjet intensive të shiut dhe vërshimi i ujërave të brendshme të qytetit kanë përmbytur biznese dhe banesa.

Gazetari i Euronews Albania, Blerin Kore, tha se intensiteti i reshjeve në qytetin e Gjirokastrës krahasuar me ditën e djeshme ka ardhur duke rënë, megjithëse reshjet vazhdojnë të bien edhe ditën e sotme.

“Sipas emergjencave civile në rang prefekture, bashkia e Gjirokastrës është zona më problematike nga moti i keq, ndërkohë zonat e tjera nuk kanë problematika të mëdha. Për gjatë gjithë orëve të natës strukturat e emergjencës kanë ndërhyrë për të larguar inertet nga rrugët e qytetit. Problem ka në disa fshatra malore, ku për shkak të rrëshqitjeve të dherave ka bllokim të rrugës Gjirokastër-Valare, e cila lidh zonën e Lunxhërisë dhe Antigonesë. Aktualisht nuk mund të flitet për situatë emergjence për banorët, pra nuk ka familje të evakuuara. Ndërkohë, problematika është shfaqur për tokat bujqësore për shkak të daljes së lumit Drin nga shtrati. Në zonën e Memaliajt kemi rritje të nivelit të Vjosës në 6.5 metra dhe nëse intensiteti i reshjeve do të vazhdojë do të kemi përmbytje të tokave bujqësore. Për shkak të vetëpozicionit natyror dhe prurjeve të shumta, lagjja 18 Shtatori është në situatë të rëndë. Gjithashtu, lëvizja në bulevard kanë qenë në kaos të vërtetë, ku uji ka marrë përpara makinat dhe ka përmbytur një sërë biznesesh. Për sa i përket rrugës Gjirokastër-Kakavijë, rreth orës 6 të mëngjesit, rruga ka qenë problematike në vendin e quajtur Këlloci, por së fundmi është bërë zhbllokimi i kësaj rruge dhe po zhvillohet qarkullimi normal”, theksoi gazetari.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026