Teherani: Deklaratat e Trump dhe Netanyahu janë një kërcënim, ne do të përgjigjemi
Irani i konsideron deklaratat e presidentit amerikan dhe kryeministrit izraelit në lidhje me protestat që po zhvillohen në vend si një “kërcënim” dhe nuk do të tolerojë që kjo të vazhdojë pa u përgjigjur, tha sot kreu i ushtrisë iraniane.
Donald Trump ka kërcënuar ditët e fundit të ndërhyjë ushtarakisht në Iran nëse vriten protestues, ndërsa Benjamin Netanyahu u ofroi protestuesve mbështetjen e tij.
“Irani islamik e konsideron përshkallëzimin e retorikës armiqësore kundër kombit iranian si një kërcënim dhe nuk do të tolerojë që kjo të vazhdojë pa u përgjigjur. Nëse armiku bën një gabim, ne do të përgjigjemi me më shumë vendosmëri” sesa gjatë luftës 12-ditore në qershor kundër Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, siguroi gjithashtu Khatami, i cili nuk është oficeri më i lartë ushtarak iranian”, tha gjenerali Amir Khatami, i cituar nga agjencia iraniane e lajmeve Fars.
Ndërkohë, kryeministri i Izraelit Benjamin Netanahu tha se qëndron “në solidaritet me luftën e popullit iranian, aspiratat e tyre për liri dhe drejtësi
Në bazë të këtyr deklaratave, të hënën, diplomacia iraniane tha se deklaratat e Trump dhe Netanyahu përbënin “nxitje për dhunë” dhe akuzoi Izraelin se po kërkon “të minojë unitetin kombëtar”.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania