Dy lagje të Bleranit në Shkodër të izoluara, vendoset ura e re

7 Janar 2026 | 14:08

Ka nisur ndërhyrja emergjente për vendosjen e një ure të re metalike në zonën e Bleranit, pas dëmtimit të urës ekzistuese. Si pasojë e këtij dëmtimi, dy lagje me rreth 600 banorë kishin mbetur të izoluara, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen dhe aksesin drejt varrezave të fshatit.

Punimet po kryhen në bashkëpunim mes Bashkisë Shkodër, Ministrisë së Mbrojtjes, Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Prefekturës së Qarkut Shkodër, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Ndërhyrja po realizohet nga Batalioni i Xhenios i Forcave të Armatosura.

Në nisje të punimeve, në terren ishin të pranishëm kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, prefektja e Qarkut Shkodër, Holta Duda, drejtori i përgjithshëm i AKMC-së, Haki Çako, si dhe përfaqësues të strukturave teknike, të cilët ndoqën nga afër ecurinë e ndërhyrjes.

Kryetari i Bashkisë Shkodër deklaroi se reagimi ka qenë i menjëhershëm me qëllim shmangien e izolimit të komunitetit, duke shtuar se situata në territorin e bashkisë është ndjekur në mënyrë të vazhdueshme, pavarësisht reshjeve intensive dhe prurjeve të larta të ditëve të fundit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026