VIDEO/ Zbulohet në Tiranë makina luksoze e vjedhur në Gjermani, procedohet blerësi
Një makinë luksoze e llojit “BMW M8”, e vjedhur në Gjermani, është gjetur në Tiranë. Sipas njoftimit të Policisë, ajo dyshohet të jetë trafikuar dhe shitur në vendin tonë nga një shtetas shqiptar i Kosovës. Policia ka proceduar penalisht blerësin e automjetit të trafikuar, i cili ishte njëkohësisht edhe drejtues i tij në momentin e ndalimit në Vorë ndërsa ka shpallur në kërkim shtetasin kosovar që dyshohet se ka trafikuar këtë automjet në Shqipëri.
“Si rezultat i operacionit “Stolen Line”, u sekuestrua një automjet tip “BMW M8”, me vlerë rreth 140,000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Gjermani. Në lidhje me këtë rast, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi që dyshohet se e ka sjellë automjetin në Shqipëri me qëllim shitjen, F. H., 42 vjeç (shtetas kosovar), si dhe u procedua penalisht blerësi i automjetit (njëkohësisht drejtues i tij në momentin e ndalimit), E. D., 39 vjeç. Për momentin, punohet për kapjen e 42-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, njofton Policia.
Operacioni policor i koduar “Stolen Line”, kundër trafikimit të automjeteve luksoze të vjedhura jashtë shtetit në Shqipëri, ka çuar deri më tani në sekuestrimin e pesë automjeteve.
Artistë të rinj shqiptarë mes arbëreshëve të Italisë për të rilidhur fillin e kujtesës
Provimi i fundit i Maturës Shtetërore, maturantët testohen në lëndën me zgjedhje
Lëvizje të reja në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues të rinj në disa qarqe
- 10:37 Ministri izraelit i Financave: Izraeli nuk është palë në bisedimet SHBA-Iran, do vazhdojmë operacionet në Liban
- 10:33 Rama prezanton projektin e Kampusit “Aleksandër Moisiu” në Durrës: Është rezultat i asaj çka kërkoi protesta e studentëve
- 10:27 Kuvendi mbyll punimet të enjten, PD kërkon seancë plenare për mocion me debat mbi protestat
- 10:26 Kina lëshon një satelit të ri testues për teknologjinë e komunikimit
- 10:25 Artistë të rinj shqiptarë mes arbëreshëve të Italisë për të rilidhur fillin e kujtesës
- 10:15 Gjenocidi në Gaza, OKB: Forcat izraelite shënjestruan qëllimisht fëmijët palestinezë