Trump fajëson “të majtën radikale” për vrasjen në Minesota: Gruaja dhunoi agjentin

7 Janar 2026 | 22:44

Presidenti amerikan Donald Trump fajësoi “të majtën radikale” për ngjarjet e së mërkurës në Minneapolis, ku një grua u qëllua dhe u vra nga një agjent federal i Emigracionit nw Minesota.

“Sapo kam parë pamjet e ngjarjes që ndodhi në Minneapolis, Minesota. Është një gjë e tmerrshme për t’u parë. Gruaja që bërtiste ishte, dukshëm, një agjitatore profesioniste, ndërsa gruaja që drejtonte makinën ishte shumë e çrregullt, duke penguar dhe duke rezistuar, e më pas, në mënyrë të dhunshme, të qëllimshme dhe mizore, e shtypi me makinë oficerin e ICE-s, i cili duket se e ka qëlluar atë në vetëmbrojtje”, shkroi presidenti në Truth Social.

“Situata po studiohet në tërësi, por arsyeja pse po ndodhin këto incidente është sepse e Majta Radikale po kërcënon, sulmon dhe shënjestron oficerët tanë të zbatimit të ligjit dhe agjentët e ICE-së çdo ditë”, shtoi ai.

Presidenti përfshiu një video nga një kanal lajmesh lokal në Minneapolis që duket se tregon ngjarjen nga një kënd i ngritur poshtë rrugës dhe është montuar për t’u ngadalësuar nga shpejtësia e saj origjinale.

Klipi gjithashtu nuk tregon asnjë nga ngjarjet që i paraprinë të shtënave. Një kënd tjetër videoje nuk tregon asnjë kontakt midis oficerit dhe automjetit para të shtënave.

Presidenti shkroi në postimin e tij në Truth Social se oficeri i përfshirë tani po shërohet në spital dhe është “e vështirë të besohet se është gjallë”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026