Alarm te Napoli, dëmtimi i De Bruyne ngre pikëpyetje për të ardhmen

8 Janar 2026 | 08:53

Infermieria e Napolit po mbushet sërish, por jo çdo dëmtim ka të njëjtën peshë. Nëse mungesa e Romelu Lukakut konsiderohet e menaxhueshme, situata e Kevin De Bruyne po shkakton shqetësim serioz te stafi teknik dhe tifozët.

Mesfushori belg, i afruar për të sjellë eksperiencë, cilësi dhe vizion në lojën e napolitanëve, ka pësuar një këputje të bicepsit femoris. Një dëmtim muskulor delikat, që në prag të 34 viteve e bën procesin e rikuperimit të ndërlikuar dhe me afate ende të paqarta.

Mosha dhe historia e dëmtimeve të ish-lojtarit të Manchester City imponojnë kujdes maksimal. Objektivi nuk është vetëm rikthimi në fushë, por edhe shmangia e një rikthimi të parakohshëm që mund të rrezikojë sezonin dhe ambiciet afatgjata të lojtarit. Në sfond qëndron një synim i madh: Kupa e Botës 2026, e cila mund të jetë kapitulli i fundit i De Bruyne me kombëtaren belge.

Kjo situatë bie ndesh me nevojat imediate të Napolit, që ka nevojë për kreativitet dhe lidership në mesfushë për të përmbushur objektivat sezonalë. Pikërisht pasiguria mbi kohën e rikuperimit ka hapur një skenar të bujshëm në merkato.

Sipas raportimeve të Il Mattino, klubi i drejtuar nga Aurelio De Laurentiis po shqyrton mundësinë e një ndarjeje të parakohshme me lojtarin. Ofertat e majme nga Arabia Saudite, gjithmonë të gatshme për yje të futbollit evropian, mund të shërbejnë si një zgjidhje e mundshme.

Edhe vetë De Bruyne, i vetëdijshëm për limitet fizike, nuk do ta përjashtonte një transferim në një kampionat me ritëm më të ulët, duke mbyllur kështu aventurën e tij nën hijen e Vezuvit më herët nga sa ishte parashikuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026