Lapaj, Shehaj dhe Qori e refuzuan ofertën e tij për bashkim! Jep komentin e tij Sali Berisha

8 Janar 2026 | 13:16

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pyetur gjatë konferencës së sotme për refuzimin e bërë nga disa parti të reja opozitare, si Mundësia, Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë, për të marrë pjesë në tryezën e propozuar prej tij, e cila pritet të mbahet ditën e nesërme.

Berisha u shpreh se nuk dëshiron të paragjykojë qëndrimet e tyre pa u zhvilluar më parë tryeza, duke lënë të hapur mundësinë që këto subjekte politike të ndryshojnë mendim.

Sipas tij, dera mbetet e hapur për të gjithë ata që e konsiderojnë veten opozitarë, ndërsa theksoi se qëllimi kryesor i kësaj nisme është krijimi i një fronti sa më të gjerë kundër qeverisë.

“A mund t’i paragjykoj unë ato pa u mbledhur tryeza? Po ja që mund të ndryshojnë mendim dhe pastaj ç’ngelet nga fjala ime. Prandaj dera është e hapur, tryeza është e hapur dhe të gjithë ata që e ndjejnë veten opozitarë janë të mirëpritur. Kjo ka vetëm një qëllim: një front sa më të gjerë për përmbysjen e kësaj qeverie. Prandaj nuk bëj asnjë koment për komentet e bëra ditët para tryezës”, u shpreh Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026